Klubi i Futbollit Osumi

Historia e Klubit Osumi

Nga dokumentet arkivore, nga dokumentet fotografike te shtypit te kohës, apo nga te dhenat gojore, konstaton se në qytetin E Ures Vajgurore  zanafilla e lojës “Top e këmbë” është shumë e hershme. Kurse si lojë e re futbolli, si garim sportiv, si lojë moderne e spektakolare mendohet të ketë filluar rreth vitit 1915. Kjo e dokumentuar edhe në “Sporti Shqiptar” Nr. 10 dt 28.11.1937.

Anëtarët e Ures Vajgurore  si veprimtari kryesore kishin sportin, veçanërisht atë futbollistik. Deri në fillimin e aktivitetit të parë kombëtar të futbollit aktivizimet  kan qen  vetëm në qytetin tonë me ekipet e lagjeve.

Sportistet e pare qe kan dale nga qyteti I Ures Vajgurore kan qen Jani Cinari ku ne vitet 1970 nga Ura Vajgurore ka kaluar ne ekipin e Naftetarit .Ne vitin 1976 sportist nga Ura Vajgurore I cili eshte aktivizuar me Tomorin ka qen Mjellaq Nika .Ne vitin 1980- sportist I dale nga qyteti I Ures Vajgurore ka qen edhe Rodolf Komini I cili po keshtu eshte aktivizuar me Shkendijen e Tiranes edhe me Tomorin .

Kampionati i pare 2004-2005

Rinisi startin Kampionati Kombëtar i Futbollit dhe Osumi starton ne kategorin e trete . Edhe në këtë startim të ri skuadra e qytetit te Ures Vajgurore prezantohet me emrin Osumi .

Uniforma e përfaqësues te Osumi, ishte një bluzë e bardhë me shirita dy vija te zeza. Këto të përsëritura dy herë horizontalisht para gjoksit. Të mbathurat ishin të zeza dhe herë herë të bardha, si dhe geta të bardha.

Ata që do ta vishnin këtë uniformë në vitin 2004-2005 do të ishin:

Ervin Dervishi ,Gjergji Tole .Piro Tole ,Staf Bardhi ,Ervin Delibashi ,Nani Komini ,Saimir Hoxha ,Genti Kociaj ,Erzen Kasa ,Sokol Selenica

Në vitin 2005 pas kampionatit  do te largohen nga kampionati pasi nuk do te ishe me mundesia e vazhdimit te kampionatit .

Emrat e futbollistëve Jani Cinari, Mjellaq Nika , e trajneri Rodolf Komini do të ishin pasqyrë për brezat e ardhshëm. Konsideratat më të mira si tregues për të cilësuar futbollin e Ures Vajgurore  si futboll teknik, spektakolar, kanë përcjelle për tifozerinë e Ures Vajgurore.

Jani Cinari  : “Osumi i Ures Vajgurore është ekip mjaft i fortë.

Mjellaq Nika : “Osumi I Ures Vajgurore është një nga ekipet me energjike dhe simpatike të kampionatit

Ne vitet 2001-2002-2003-2004 Ura Vajgurore ka mare pjese dhe ne  kampionatin Rajonal edhe me ekipet e grupmoshave te cilat kane qen edhe finaliste te kampionatit te zhvilluar .

Klubi i Futbollit  Osumi  – Bashkia Ura Vajgurore