PROGRAMI I TRANSPARNCËS

 

Transparenca dhe llogaridhënia janë dy parime të rëndësishme të vetëqeverisjes vendore. Transparenca është publikimi i informacionit mbi organizimin dhe funksionimin e bashkisë, (organet dhe administrata e bashkisë), menaxhimin financiar, trajtimin e kërkesave për informacion, shërbimet publike që ofron bashkia, pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje, legjislacionin dhe aktet e brendshme rregullatore në mënyrë të tillë që të jetë i aksesueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm nga individët dhe grupe të caktuara të shoqërisë, duke respektuar kufizimet e arsyeshme për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësinë.

Transparenca dhe llogaridhënia janë të lidhura me njëra-tjetrën, ku transparenca e autoriteteve të qeverisjes vendore përfaqëson një  hap  të parë drejt  llogaridhënies  së të zgjedhurve vendorë dhe ndërtimit të besimit me komunitetin. Detyrimet ligjore që rrjedhin nga Ligji Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, dhe Ligji Nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” u garantojnë qytetarëve akses në qeverisje dhe kushtet e duhura për të ushtruar të drejtat e tyre qytetare. Nëpërmjet Programit të transparencës, Bashkia Ura Vajgurore   vendos në dispozicion të qytetarëve një kategori të gjerë informacionesh, mënyrat dhe afatet e publikimit të tyre si dhe procedurat për të aksesuar e përdorur ato.

Programi model është hartuar në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” dhe i përshtatur në kontekstin e vetëqeverisjes vendore në përputhje dhe në zbatim të kushtetutës, ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, ligjit Nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”, si dhe të ligjit Nr.8548, datë 11.11.1999 Për Ratifikimin e “Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore”.

 

  1. PARIME TË PËRGJITHSHME

Për garantimin e të drejtës së informimit, Bashkia Ura Vajgurore në hartimin e Programit të Transparencës është bazuar në parimin e:

  1. Vendosjes në dispozicion të çdo qytetari, të gjithë informacionit të prodhuar nga veprimtaria e bashkisë (nga organet e saj, administrata, njësitë administrative dhe njësitë e varësisë).

b)           Ligjshmërisë, transparencës dhe të mos diskriminimit.

  1. Ofrimit të informacionit pa pagesë. Informacioni i kërkuar në rrugë elektronike i jepet çdo qytetari pa pagesë. Çdo qytetar përfiton informacion pa pagesë.
  2. Aksesit për këdo. Aksesi për shtresat më të varfra të komunitetit, qytetarët me aftësi të kufizuar, gratë, të rinjtë, biznesin, fermerët, qytetarët e zonave të largëta etj., merr përparësi.
  3. Thjeshtëzimit të procedurave administrative për aksesin në

f)            Dhënies së informacionit sa më shpejtë që të jetë e mundur

  1. g) Cilësisë së informacionit. Çdo informacion në dispozicion të qytetarëve do të jetë:

 

  • i plotë;
  • i saktë;
  • i përditësuar;
  • i thjeshtë në konsultim;
  • i kuptueshëm;
  • lehtësisht i aksesueshëm;
  • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në administrim të bashkisë;
  • lehtësisht i përdorshëm.

 

  1. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Për t’i bërë më të thjeshtë, të kuptueshëm, të aksesueshëm dhe të përdorshëm të 16 kategoritë e informacionit, të parashikuar shprehimisht në nenin 7 të  ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (në vijim ligji), janë përshtatur me kontekstin e vetëqeverisjes vendore; me misionin, detyrat, funksionet dhe kompetencat e bashkisë. Në këtë optikë tabela përmbledhëse e Programit është ndarë në 7 fusha kryesore:

Fusha e parë: Mbi organizimin dhe funksionimin e bashkisë, përfshin kategoritë e informacionit që bëhen publik pa kërkesë të përcaktuar nga neni 7 (pika: a; d; g; ç, dh) i ligjit. Kjo fushë iu ofron qytetarëve informacion për ndarjen administrativo-territoriale, njësitë administrative përkatëse dhe nën-ndarjet e tyre, për misionin dhe funksionet e bashkisë, për organet e zgjedhura, për administratën e bashkisë, për statistikat vendore, për mekanizmat monitorues dhe të kontrollit si dhe për të drejtën e kërkesës, ankesave dhe vërejtjeve të qytetarëve që lidhen me  veprimet  ose  mosveprimet  e  organeve  dhe administratës së bashkisë.

Fusha e dytë: Transparenca dhe llogaridhënia ekonomiko-financiare, përfshin kategoritë e informacionit të përcaktuar nga neni 7 (pika: dh; e; ë) i ligjit. Këto kategori informacioni janë përshtatur me kërkesat e ligjit Nr. 68/2017 “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore”. Në këtë fushë përfshihen informacione që kanë të bëjnë me planin strategjik të zhvillimit të bashkisë, me programin buxhetor afatmesëm vendor, me paketën fiskale (taksa dhe tarifa), me buxhetin vjetor, me zbatimin, monitorimin, mbikëqyrjen dhe auditimin e buxhetit, me donacionet si dhe shitjen ose dhënien me qira të pronave dhe aseteve.

Fusha e tretë: Për kërkesat për informim, përfshin vendosjen në dispozicion të qytetarëve të  informacionit  që ka të bëjë me procesin, procedurat, format  dhe afatet  e kërkesës për informim. Përmbledhja e katër kategorive të informacionit të përcaktuar në nenin 7 (pika c; ç; i; dhe k) të ligjit, në një fushë të vetme, lehtëson aksesin e qytetarëve për këto kategori informacioni, i orienton dhe udhëzon ato se si mund të bëjnë një kërkesë për informim.

Fusha e katërt: Mbi shërbimet që ofron bashkia, përfshin informacion mbi shërbimet që ofron bashkia të përcaktuara në nenin 7 (pika: f; j, ë dhe pjesërisht pika a) të ligjit.

 

Nëpërmjet kësaj fushe vihet në dispozicion të qytetarëve informacioni për shërbime publike që ofron bashkia, llojet e shërbimeve, instrumentet e administrimit, kontratat publike, strukturat përgjegjëse, procedurën e ankimit në lidhje me kontratat publike, standardet, treguesit, procedurat për të përfituar shërbime si dhe procedurat e ankesës dhe vërejtjes në lidhje me shërbimet.

Fusha e pestë: Legjislacioni dhe aktet e brendshme rregullatore, informacion i përcaktuar në nenin 7, pika b të ligjit. Kjo fushë u ofron qytetarëve informacion për legjislacionin, politikat, vendimet, urdhëresat dhe urdhrat karakter normativ të organeve të bashkisë. Për të lehtësuar qasjen në informacion, fusha e legjislacionit është ndarë sipas funksioneve.

Fusha e gjashtë: Pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje, përfshin informacion në lidhje me  procesin,  procedurat, kuadrin rregullator vendor, listën e akteve vendore që i nënshtrohen konsultimit publik dhe nismat qytetare.

Fusha e shtatë: Informacion tjetër, bashkia vë në dispozicion të qytetarëve informacion të ndryshëm të tillë si proceset e integrimit evropian (programet dhe projektet); shoqëria civile; raporte, studime dhe vlerësime të ndryshme, veçanërisht ato në lidhje me vlerësimin e transparencës etj; vet-organizimi komunitar etj

I.               PROCESI I PËRGATITJES DHE ZBATIMIT TË PROGRAMIT TË T RANSPARENCËS

 

  1. Përgatitja

Procesi i përgatitjes së projekt-programit të transparencës drejtohet nga Kryetari i Bashkisë duke u mbështetur në Programin model të Transparencës për organet e vetëqeverisjes vendore, miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale me urdhër nr.211, datë 10.09.2018.

  1. Miratimi

Bazuar në nenin 9, 15 dhe 18/3 të ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, në nenin 4 të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” si  dhe  në  programin model të miratuar nga Komisioneri, Këshilli Bashkiak me vendim nr.20, datë  11.03.2019 miraton Programin e Transparencës së bashkisë.

  1. Publikimi

Brenda 10 ditëve nga data e miratimit nga ana e Këshillit Bashkiak, Programi i Transparencës publikohet (i) në faqen zyrtare të internetit të bashkisë në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës” në vendet e caktuara për njoftimet publike të bashkisë dhe njësive administrative.

  1. Zbatimi

Kryetari i Bashkisë është përgjegjës për zbatimin e përditshëm të Programit të Transparencës. Punonjësja e IT

Monitorimi

Monitorimi kryhet nga  Komisioneri  për  të  Drejtën  e  Informimit  dhe  Mbrojtjen  e të Dhënave Personale, i cili mbikëqyr respektimin e dispozitave të ligjit për të drejtën  e informimit dhe në rastet kur vërehet mosrespektim i tyre, bën vlerësimin e kundërvajtjes dhe vendos sanksionet administrative përkatëse. Këshilli Bashkiak mbikëqyr informimin e publikut nga ana e bashkisë duke analizuar dhe vlerësuar shkallën e zbatimit të rregullave që ai vetë ka vendosur.

Kryetari i Bashkisë vlerëson dhe mbikëqyr të gjithë procesin e zbatimit të programit të transparencës nga ana e administratës së bashkisë, njësive administrative dhe njësive  të varësisë. Monitorimi i zbatimit të Programit të Transparencës do të bëhet jo më pak se njëherë në vit nga ana e këshillit dhe Kryetarit të Bashkisë.

 

Aktorët jo-publik që gjithashtu monitorojnë zbatimin e Programit të Transparencës përfshijnë organizatat e shoqërisë civile, median, biznesin, qytetarët dhe grupe të ndryshme. Monitorimi nga aktorët jo-publik luan një rol thelbësor në përmirësimin e transparencës, llogaridhënies dhe krijimit të besimit qytetar. Çdo raport, studim, monitorim apo vlerësim mbi zbatimin e Programit të Transparencës nga  ana  e aktorëve jo-publik sapo i vihet në dispozicion bashkisë publikohet në rubrikën përkatëse në programin e transparencës.

  1. Rishikimi dhe përditësimi

Në bazë të vendimit të Këshillit Bashkiak Nr 20, date  11.03./2019 “Për miratimin e Programit të Transparencës” rishikimi i plotë i programit do të bëhet njëherë në 4 vjet (rekomandohet). Rishikimi i Programit të Transparencës bëhet sipas të njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.

Programi i nënshtrohet përditësimit rregullisht.