Detyrat e Drejtorisë së Tatim Taksave dhe të Menaxhimit të Aseteve të Bashkisë  Urë Vajgurore

1.Përgatit dhe harton  projekt-buxhetin e Bashkisë për të ardhurat nga taksat dhe tarifat, në bashkëpunim me drejtorine e financës, dhe drejtoritë e tjera, dhe  përgjigjet  për realizimin e tij.

2-Është përgjegjëse për llogaritjen me korrektësi të detyrimeve vendore dhe përgatitjen e njoftimeve të akt- detyrimeve për subjektet tregtare  sipas  paketës fiskale të miratuar të vitit ushtrimor.

3 Mban dokumentacion të rregullt në lidhje me çdo subjekt që shlyen detyrimet. Pergatit informacionin ditor   për të gjitha subjektet e reja dhe për ato që kanë pësuar ndryshime;

4.Harton evidencë të rregullt për numrin e subjekteve që kryejnë pagesat ,për debitoret si dhe për nivelin e të ardhurave të realizuara sipas zërave përkatës;

  1. Në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, del me grupe punë për mbledhjen e taksave familjare dhe taksës së tokës;

6.Bashkëpunion me njësitë administrative për shkëmbimin e informacionit tatimor dhe    evidencat përkatesë të realizimit të të ardhurave të parashikuara.