Aktivitete Kulturore

Shumë e lumtur që festën e 7 Marsit i’a urova mësueses sime të parë, Olimbi Koraqe. Kontributi i saj dhe shumë mësuesve të tjerë nuk duhet harruar, pasi janë ata që me mundin dhe përkushtimin e tyre janë kujdesur dhe kanë edukuar shumë breza. Ndaj zgjodha që urimet për këtë festë të rëndësishme për mësuesit dhe arsimin t’ia uroj mësues sime. Faleminderit mësuese Olimbi për përkushtimin tënd.

Aktivitete Kulturore
Faleminderit vajzave dhe grave që u shërbejnë komunitetit tonë.

Me rastin e 8-Marsit, prita një përfaqësi të grave të cilat punojnë në qytetin tonë. Me ardhjen në krye të administratës bashkiake, jam munduar që të shmang diskriminimet ndaj grave. Shumë prej bashkëpunëtorëve që unë kam sot përkrah sfidave të bashkisë janë femra. Kjo më bën optimiste. Do të jem përkrah të gjitha femrat që duan t’i përkushtohen jetës publike.
Një tjetër rezultat shumë i mirë është se në Këshillin Bashkiak sot ka më shumë femra se çfarë ka pasur ndonjëherë në historinë e zhvillimit të saj. Me mbështetjen tuaj do të punoj dhe kërkoj që këto shifra të rriten dhe pjesëmarrja e gruas në vendimmarrje të jetë edhe më e madhe.
Falënderoj çdo grua për kontributin e çmuar që jep për zhvillimin e qytetit dhe dua që sëbashku të mblidhemi jo vetëm në raste festash, por edhe për të diskutuar apo marrë mendime mbi punët që mund të bëjmë më mirë në qytetin tonë

Aktivitete Kulturore
Arkelogou që zbuloi Dimalin, sot “Qytetar Nderi” i Urës Vajgurore.

Titulli më i lartë i qytetit iu dha arkelogut që zbuloi qytetin antik të Dimalit. Burhan Dautaj ka dhënë një kntribut me vlerë në zbulimin dhe identifikimin e rrënojave të vendbanimit antik mbi kodrën e Krotinës. Një qytet s’do të kishte kuptim pa historinë e tij, që formohet çdo ditë me kontributin dhe vullnetin e këtyre njerëzve që me pasionin e tyre lënë një gjurmë të madhe. Falë punës së tij, ne do të synojmë që kjo zonë arkeologjikë të jetë portë hyrëse për Beratin, duke e kthyer në një atraksion turistik.

Aktivitete Kulturore
Gëzuar ditën e Pavarësisë, festa që bashkon të gjithë shqiptarët.

Kjo është një ditë që na bën të ndihemi krenar të gjithë bashkë, do ta përkujtojmë gjithmonë dhe nuk do ta harrojmë asnjëherë se cilat janë detyrimet tona. 104 vite më parë, ideali se të bashkuar bëjmë gjëra shumë të mëdha për vendin, qëndron ende i fortë midis nesh. Gëzuar ditën e Pavarësisë të gjithë qytetarëve të Ura Vajgurore dhe të gjithë Shqipërisë! Sot zhvilluam homazhe te Lapidari i Urës Vajgurore me veteranët dhe kryepletë, komunitetin dhe më pas morëm pjesë në një aktivitet të organizuar për këtë ditë.

Aktivitete Kulturore
Grupin Folklorik Osumi fiton kupën në festivalin Folk Tirana 2016.

Për herë të parë u organizua festivali Etno Folk Tirana 2016 me pjesëmarrjen e shumë asambleve dhe grupeve popullore në krahina të ndryshme të Shqipërisë. Bashkia Ura Vajgurore ka pasur përfaqësues Grupin Folklorik Osumi Ura Vajgurore. Grupi Folklorik në skenë doli me valle, kengë edhe lojëra popullore të ndryshme. Edhe nga ky festival, Grupi Folklorik Osumi Ura Vajgurore ka dalë fitues duke fituar kupë edhe certifikatë për pjesëmarrjen.

Aktivitete Kulturore

Një natë festive me këngëtarë e valltarë, atmosferë e Natës së Ndërrimit të Viteve. Dhe bashkë me të edhe spektakli i fishekzjarrëve. Në orën 17:30, date 28.12.2016 të gjithë në Pedonalen e qytetit , përcjellem së bashku këtë atmosferë.

Aktivitete Kulturore
Atmosfere Festive!

Atmosfera festive në pedonalen e qytetit një aktivitet që dëshmoi edhe një herë se, Grupi Folklorik I joni mbeten përherë të rinj në kulturen e tyre .
Por, jo vetëm kaq. Ky ishte edhe një moment, për të sjellë në vëmendjen e komunitetit edhe vlera të tjera të përbashkëta. Çertifikatë mirënjohjeje për nxënësit e talentuar të Shkollave 9 vjecare dhe te mesme , për kontributin e tyre në qytet, si dhe për ekipin e futbollit Osumi që spikatën gjatë këtij viti me rezultatet e tyre ne kampionat

Aktivitete Kulturore

Një brez i ri i arsimuar në standarde bashkëkohore, do të thotë një perspektivë më e sigurtë, një e ardhme ndryshe për të gjithë shoqërinë.
Në Mbrëmjen Festive të Fundvitit , me nxënësit më të mirë të shkollave të mesme të Bashkisë Ura Vajgurore , ku, të rinjtë dhe të rejat ekselentë më forcuan bindjen se, edukimi mbetet investimi më i rëndësishëm.Një falenderim i veçantë shkon dhe për Kryetaren e Bashkise Ura Vajgurore , për dhuratat e përgatitura për këta nxënës të shkëlqyer.

Aktivitete Kulturore

Të dashur fëmijë, gëzuar 1 Qershorin!

Sot një ditë e paharrueshme në pedonalen e qytetit me fëmijë të kopshteve dhe shkollave që kënduan, kërcyen dhe aktruan përpara të gjithë banorëve. Gjithashtu nuk munguan ekspozitat e pikturës, lojërat e ndryshme dhe panairi i produkteve të traditës së zonës. Kjo është një ditë e veçantë për të gjithë këta fëmijë për t’u gëzuar, por edhe për ne, për të mos harruar përgjegjësinë që kemi për ta, që e ardhmja e tyre të jetë më e mirë. Faleminderit të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj feste.

Aktivitete Kulturore

Gëzuar Ditën e Verës, të keni të gjithë mirësi!

Shumë e lumtur që sot mirëprita në Bashkinë Ura Vajgurore një grup fëmijësh, të cilët zgjodhën këtë ditë për të ndarë bashkë me to një prej festave të rëndësishme që sinjalizon ardhjen e stinës plot ngjyra dhe jetë, pranverës. Sigurisht që nuk harruam as veroren 🙂

Aktivitete Kulturore

Solidaritet dhe humanizëm. Këto mesazhe u përcollën në Koncertin që u zhvillua me date 25 Dhjetor 2016 ne pedonalen e qytetit .

Aktivitete Kulturore

Ndezja e pemes se Krishtlindjeve

Në një atmosferë të shkëlqyer dhe në prani të mjaft bashkëqytetarëve, u zhvillua ceremonia e ndezjes së dritave të Pemës së Festave të Fundvitit, në zonën e Pedonales.
Për herë të parë në vite, ky moment kulmon disa javë përpara festave. Ai përkon me finalizimin e dekorit festiv, një projekt i pakrahasueshëm me vitet paraardhëse, modern dhe i realizuar me fantazi, sipas modeleve më të mira bashkëkohore.
Kryetar e Bashkisë, Juliana Memaj , i pranishëm në këtë ceremoni, shoqëruar nga fëmijët, uroi që këto festa të sjellin më shumë gëzim dhe lumturi tek të gjithë qytetarët, tek fëmijët, tek familjet e Ures Vajgurore , por, njëkohësisht të shndërrohen edhe në simbolika të rritjes së mirëqenies. “Uroj që, kjo atmosferë e bukur sot në këtë shesh, të jetë e tillë tek të gjitha mjediset familjare.

Aktivitete Kulturore
8 Dhjetori – Dita e Rinise

Aktivitete Kulturore
Koncerti I Grupit Folklorik Kombetar te Kengeve dhe Valleve

Koncerti i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve, e bëri edhe më të bukur atmosferën festive të Ditës së Pavarësisë.
Artistët e këtij ansambli, këngëtarët, valltarët dhe instrumentistët, sollën për qytetarët e shumtë, vlera të krijimtarisë dhe trashëgimisë popullore.

Aktivitete Kulturore

Me rastin e festave të 28-29 Nëntorit, Bashkia Ura Vajgurore organizoi aktivitete kulturore ne Kineman e qytetit me kengetar te ftuar Ergys Hyka Shkelqim Beshiri .