Sot në Ditën e Rinisë, ka shumë gjëra për të cilat u jam mirënjohës atyre që janë pjesë e zhvillimit dhe memories së qytetit. Pa ndihmën e të rinjve, nuk do të mund t’ia dilnim që të ngrinim aq grupe vullnetarësh dhe të ishim pranë familjeve nevojë për t’i ndihmuar gjatë periudhës së vështirë të karantinimit. 👧👨
Fuqia e të rinjve shihet në çdo cep të qytetit, ku ata bëhen pjesë e aktivizimit për nisma sociale, mjedisore, kulturore dhe sportive.🌳👨‍🎨⚽️ Sot jemi krenarë që Bashkia jonë i ka dhënë vëmendjen e duhur të rinjve, duke i bërë ato pjesë të vendimmarrjes, duke i dhënë mundësinë që të kontribuojnë si vullnetar apo pjesë e stafit. 💪
Modeli që ofrojmë sot për këta rinj është ndihma për ata që kanë më shumë nevojë, puna në ekip për të fituar si skuadër nën emrin e FK Osumit, ndjekja e klubeve të pikturës për ata që duan artin, aktivizimi për t’iu bashkuar aksioneve për pastrimin e qytetit apo mbjelljes së pemëve të reja.⛹️🤼🤹‍♂️
Jam krenare që rinia e qytetit tonë është energjia që çdo ditë kemi nevojë dhe motivi për të bërë më shumë, bashkë me ta, për zhvillimin e qytetit tonë, në funksion dhe për të ardhmen e tyre. Gëzuar!