Viti që po lëmë pas na ka mësuar se sa e rëndësishme është shpresa, shëndeti, dashuria për familjen dhe se çfarë do të thotë të luftojmë për të mirën e njerëzve që kemi pranë.
Kjo Krishtlindje, është nga më të veçantat që ne përjetojmë dhe na mbush me besimin se pas çdo pengese, do vijnë ditë më të begata.
Gëzuar Krishtlindjen, me urimin që në familjen e çdo shqiptari kudo në botë, pavarësisht përkatësisë fetare, të keni dashuri, lumturi dhe ditë të bardha.