Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar bashkë me specialistët e qendrës Komunitare Multifunksionale organizuam një ekspozitë me punimet e fëmijëve të kësaj qendre. Faleminderit stafit të palodhur që punojnë çdo ditë me këta fëmijë prej dy vitesh dhe që na kujtojnë se të gjithë jemi të ndryshëm në nevoja por të barabartë në të drejta.