Fundvitin që lamë pas, zhvilluam disa festa por edhe nderuam individë që kanë lënë gjurmë në historinë e qytetit tonë. Në një ceremoni të dedikuar, i dhamë titullin e lartë vendor “Qytetar Nderi” Mihal Krimçes, Ahmet Velçanit dhe Ismail Lilës.Ky është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për familjet e këtyre personaliteteve, por edhe për miqtë, të afërmit dhe secilin prej nesh që jeton e punon në Urë Vajgurore, Kutalli, Cukalat dhe Poshnje.