Pas përfundimit të mbrojtjes lumore, ka nisur implementimi i fazës së dytë të projektit, krijimit të zonave rekreative përgjatë lumit si edhe sistemimit te lagjes. Ka filluar puna për ndërtimin e rrugës ne lagjen e Fushës, e cila do te lehtësoje ndjeshëm qarkullimin e banorëve të kësaj zone. Rruga do të jetë me dy korsi, ndriçim, korsi të dedikuar biçikletash dhe trotuare.Në fund të kësaj rruge është parashikuar ndërtimi i një parkimi, i cili do t’i japë mundësinë të gjithë banorëve dhe frekuentuesve që të lënë makinat e tyre pa bllokuar qarkullimin.Ky projekt ambicioz, parashikon ndërtimin e mureve mbajtëse dhe rehabilitimin e të gjithë lagjes me një zonë rekreative që përfshin parqet, këndë lojërash, terrene sportive dhe hapësira shlodhëse.