Shumë e lumtur që nisëm punimet për rehabilitimin dhe sistemin e lagjes “18 Tetori”, ku sot inspektova punimet në rrugën “Sali Gjuka”, me një gjerësi prej 5 metrash dhe dy sense lëvizëse. Rruga e re do të përfshijë dhe ndërtimin e trotuarit dhe brenda 3 muajve do të kemi një infrastrukturë më të mirë për komunitetin e kësaj zone.Ky segment rrugor është pjesë e projektit për rikonstruksionin e rrugëve në lagjen “18 Tetori”, ku përfshihet edhe rikualifikimi i bllokut të banimit të kësaj lagjeje. Do të kemi një lidhje të rrugës ekzistuese me urën e këmbësorëve, e cila është drejt përfundimit dhe që lidh lagjen e “Gurit të Bardhë” me qendrën e qytetit. #QytetFunksional