Mikpritem pak ditë më parë Bashkite e Qarkut Berat dhe Fier ne lidhje me fuqizimin e strukturave drejtuese të këshillave bashkiake i mbështetur nga projekti “Bashki të forta”, një projekt i Agjensisë zviceriane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe Agjensise per mbeshtetjen e vetqeverisjes vendore (AMVV)🤝
Trajnimi kishte per qëllim:
✅ Rritjen e kapaciteteve drejtuese: Përmirësimin e aftësive drejtuese të anëtarëve të këshillave bashkiake, duke u fokusuar te proceset vendimmarrëse dhe menaxhimi efektiv i institucioneve lokale.
✅ Forcimin e transparencës dhe llogaridhënies: Trajnimi vendosi theksin në rëndësinë e transparencës në qeverisjen lokale dhe mënyrat për të përmirësuar komunikimin me qytetarët dhe aktorët e tjerë të interesit.
✅ 3. Pjesëmarrjen qytetare: Rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, duke fuqizuar zërin e tyre përmes mekanizmave që lehtësojnë dialogun midis qytetarëve dhe përfaqësuesve të zgjedhur.
✅ 4. Zhvillimin e politikave efektive lokale: Njohja me praktikat më të mira të hartimit dhe zbatimit të politikave që përmbushin nevojat e qytetarëve dhe adresojnë sfidat specifike të zonës.
#keshillibashkiakDimal #keshillibashkiakfier#keshillibashkiakmallakaster#keshillibashkiakpatos #keshillibashkiaklushnje #keshillibashkiakroskovec
#BashkiteForta