10 POROSI TË DHËNA NË GJITHË BOTËN PËR REAGIMIN E INDIVIDIT NDAJ KORONAVIRUSIT

[vc_row][vc_column][vc_column_text]🔴 FRIKA NUK NDIHMON, KUJDESI PO!
🔴 SHMANGNI SA TË JETË E MUNDUR SHTRËNGIMET E DUARVE!
🔴 LAJINI RREGULLISHT DUART JO MË PAK SE 20 SEKONDA DHE SHMANGNI GJITHASHTU PREKJEN E SYVE, HUNDËS DHE GOJËS PAS KONTAKTEVE FIZIKE ME TË TJERË!
🔴 NËSE TESHTINI PËRDORNI NJË PECETË LETRE APO VENDOSNI KRAHUN PËRPARA GOJËS!
🔴 KUJDESUNI PËR MË TË MOSHUARIT A TË SËMURËT KRONIKË NË FAMILJEN TUAJ, QË TË KUFIZOJNË KONTAKTET FIZIKE DHE DALJET E PANEVOJSHME NGA SHTËPIA (MESATARJA MOSHORE E ATYRE QË KANË HUMBUR JETËN NË ITALI, SIPAS STATISTIKËS SË FUNDIT, ËSHTË 81 VJEÇ!)
🔴 MBANI PARASYSH QË PJESA DËRRMUESE (MBI 80%) E ATYRE QË PREKEN NGA KORONAVIRUSI E KALOJNË EPIDEMINË PA ASNJË SHENJË OSE SI NJË RRUFË TË ZAKONSHME STINORE.
🔴 MOS U ALARMONI NGA SHENJAT GRIPALE DHE MOS LËVIZNI DREJT E PËR NË SPITAL APO NË QENDRËN SHËNDETËSORE, POR TELEFONONI MENJËHERË URGJENCËN KOMBËTARE NË NUMRIN 127 DHE NDIQNI KËSHILLAT E MARRA!
🔴 NËSE VINI NGA ZONA E KUQE E ITALISË APO ZONA TË TJERA TË PREKURA, VETËKARANTINOHUNI NË SHTËPINË TUAJ PËR 14 DITË, DUKE SHMANGUR KONTAKTET ME JASHTË SHTËPISË, PAVARËSISHT SE MUND TË MOS KENI ASNJË SHENJË SHQETËSUESE!
🔴 BËNI SHUMË KUJDES ME BURIMET E INFORMACIONIT E SIDOMOS ME INTERNETIN DHE REFEROJUNI BURIMEVE ZYRTARE TË AUTORITETEVE TË SHËNDETËSISE E KËSHILLAVE TË TYRE!
🔴 ASNJË PANIK DHE ASNJË DYSHIM SE DO TA KALOJMË EDHE KËTË SFIDË SË BASHKU, DUKE MOS E HARRUAR ASNJË ÇAST SE NUK JEMI PËRPARA FUNDIT TË BOTËS, PO PËRPARA NJË VIRUSI TË PANJOHUR DERI MË SOT (ME SHËRUESHMËRI MESATARE STATISTIKORE NË 97% TË RASTEVE)!
[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][/vc_column][/vc_row]