Detyrat e Drejtorisë së Tatim Taksave dhe të Menaxhimit të Aseteve të Bashkisë Urë Vajgurore
1.Përgatit dhe harton projekt-buxhetin e Bashkisë për të ardhurat nga taksat dhe tarifat, në bashkëpunim me drejtorine e financës, dhe drejtoritë e tjera, dhe përgjigjet për realizimin e tij.
2-Është përgjegjëse për llogaritjen me korrektësi të detyrimeve vendore dhe përgatitjen e njoftimeve të akt- detyrimeve për subjektet tregtare sipas paketës fiskale të miratuar të vitit ushtrimor.
3 Mban dokumentacion të rregullt në lidhje me çdo subjekt që shlyen detyrimet. Pergatit informacionin ditor për të gjitha subjektet e reja dhe për ato që kanë pësuar ndryshime;
4.Harton evidencë të rregullt për numrin e subjekteve që kryejnë pagesat ,për debitoret si dhe për nivelin e të ardhurave të realizuara sipas zërave përkatës;
- Në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, del me grupe punë për mbledhjen e taksave familjare dhe taksës së tokës;
6.Bashkëpunion me njësitë administrative për shkëmbimin e informacionit tatimor dhe evidencat përkatesë të realizimit të të ardhurave të parashikuara.