DOKUMENTACIONI QË DUHET PLOTËSUAR PËR APLIKIMIN PËR RREGJISTRIM TË PASURISË BUJQËSORE
1.Nga ZVRPP Berat duhet të marrë :
- Kopjen e Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi të sigluar nga ZVRPP
 - Shiritin e Azhornimit
 
2.Nga DAMT pranë Këshillit të Qarkut Berat duhet të marrë:
- Vërtetim sa tokë ka përfituar me ligjin nr.7501 ,datë 19.7.1991
 - Vërtetim për zërat kadastral
 - Formularin nr.6
 
3.Planvendosje të pasurive të konfirmuara nga specialist dhe administrator I njësisë administrative
4.Deklaratë noteriale dakortësie në rastet kur ka më tepër me Azhornim dhe matje faktike si dhe kur ka korigjim pasurie në sipërfaqe apo hartë.
5.Çertifikatë familjare e datës 01.08.1991
6.Çertifikatën familjare sot
7.Vërtetim për përbërjen familjare të vitit 1991
8.Vërtetimin për përbërjen familjare sot
9.Fototkopjen e Kartës së identitetit
10.Vërtetimin që ka paguar taksën e tokës bujqësore
11.Vërtetim që është i njëjti person, në qoftë se ka ndryshim emri apo mbiemri.
12.Vërtetimin se pavarësisht se në çertifikatën e vitit 01.08.1991 është bashkë me babain por ka marrë tokë bujqësore më vete , ose në qoftë se ka qënë më vete në vitin 01.08.1991 ka marrë tokë bashkë me babain, kur paraqiten raste të tilla.
HAPAT QË NDIQEN PËR TË REALIZUAR PROCESIN E APLIKIMIT
- Fermeri paraqitet dhe plotëson kërkesën për aplikim të regjistrojë pasurinë bujqësore.
 
- Zyra e njësisë administrative e  adreson fermerin  në :
- Hipotekë për të marrë kopje amtp ( tapie) të konfirmuar nga zvrpp dhe shiriti i azhornimit ( pavarësisht faktit se fermeri ka një amtp qoftë kjo dhe origjinale me gjith elementët)
 - Në DAMT e Këshillit të Qarkut për të marë :
- Vërtetim për tokën e fituar me ligjin 7501
 - Vërtetim për zërat kadastral
 - Formular 6 ( në qoftë se ka për atë fshat ku është fermeri )
 
 
 - Përgatiten plan rilemimet për çdo parcelë me topograf të licensuar ku janë pasqyruar ndryshimet e sipërfaqeve , korigjimet apo heqje të pjesës tepër nëse ka .
 
- Pranë Njësisë administrative dokumentacioni plotësohet me :
 
- Kopje karte identiteti
 - Çertifikatë familjare e datës 01.08.1991
 - Çertifikatë familjare sot
 - Vërtetim përbërje familjare viti 1991
 - Vërtetim përbërje familjare sot
 - Vërtetim që ka shlyer taksën e tokës për vitin që aplikon
 - Vërtetime të ndryshme sipas problematikave që paraqet familja bujqësore në vite.
 
- Në rastë se ka korigjim sipërfaqe nga fakti me azhornimin dhe matjen faktike , ose zbritje sipërfaqe tepër krahasuar faktin me sipëfaqen në amtp , pranë një noteri hartohet deklaratë noteriale dakortësie.
 - Njësia administrative ( spec.dhe adm firmos plan rilevimet ) harton relacion dhe ja nis bashkisë.
 - Bujqësisë kontrollon dokumentacionin dhe pasi e sheh të rregullt konfirmon plan rilevimet dhe harton relacion për konfirmim të amtp , të cilin e nis në zrpp për regjistrim. Në rast se vëren parregullsi njoftohet njësia dhe fermeri që të bëjë korigjimet apo plotësismet e nevojshme.
 - Pas protokollimit njoftohet fermeri që aplikimi i tij u nis për në zrpp duke i dhënë atij numrin e protokollit dhe datën kur dokumentacioni është nisur për në zrpp .