Neni Nr.7 I ligjit nr. 119/2014 “ Për të Drejtën e Informimit” Ligjit Nr.139/2015 “ Për Vetqeverisjes Vendore”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “ Programi I transparencës” në faqen zyrtare në internet të Bashkisë Dimal https://bashkiadimal.gov.al
Koha e shërbimit : Menjëherë
Organi që miraton: Këshilli I bashkisë Dimal
Përgjegjës për publikimin : Sekretari I këshillit bashkiak
Neni 54
Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak
Këshilli bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:
a)zgjedh nga përbërja e vet komisionet e këshillit dhe miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të vet;
b)zgjedh, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, kryetarin dhe zëvendëskryetarët e këshillit dhe i shkarkon ata;
c)emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit bashkiak;
ç) miraton nivelin e pagave e të shpërblimeve të punonjësve e të personave të tjerë, të zgjedhur ose të emëruar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
d)miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose me të cilët është bashkëthemelues;
dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. Në vendimin për miratimin e buxhetit miraton, gjithashtu, edhe numrin e maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë;
e)miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve;
ë) organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm të bashkisë;
f)vendos për taksat e tarifat vendore, sipas këtij ligji dhe legjislacionit tjetër në fuqi;
g)vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve;
gj) vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të vetëqeverisjes vendore, përfshirë subjektin e kompetencave të përbashkëta ose me persona të tretë;
h)vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kompetencës së vet;
i)zgjedh përfaqësuesit e këshillit bashkiak në këshillin e qarkut, të cilët, në jo më pak se 50 për qind të tyre, duhet t’i pe¨rkasin gjinise¨ me¨ pak te¨ pe¨rfaqe¨suar;
j)vendos për dhënien ose deklarimin e mbarimit të mandatit të këshilltarit, kur ekzistojnë kushtet e parashikuara në nenin 49 të këtij ligji;
k)miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen e garantimin e interesit publik;
l)vendos për simbolet e bashkisë;
ll) vendos për emërtimin e rrugëve, shesheve, territoreve, institucioneve dhe objekteve në juridiksionin e bashkisë;
m)jep tituj nderi dhe stimuj;
n)vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara, në bazë dhe për zbatim të ligjit, me të cilin bëhet ky delegim te bashkia.