Degjese publike per PBA 2022-2024 ne njesine Kutalli

Në Kutalli, ku vijuam traditën tonë të buxhetimit me përfshirjen e komunitetit. Përmes buxhetit kujdesemi që të ruajmë një raport të drejtë midis investimeve në çdo njësi administrative. Buxheti i këtij viti do të shërbejë për vijimin e ndërhyrjeve në infrastrukturën arsimore, në rrjetin e kanaleve kulluese, mirëmbajtjen e rrugëve rurale dhe rilindjen urbane.

Me zhvillimin e projektit të Bashkisë Dimal për platformën virtuale “Farm & Market”, jemi në fazën e ngritjes së një baze të të dhënash qendrore, të plotë, për produktet e zonës. Më pas do të vijojmë me realizimin e disa projekteve për standardizimin e produktit dhe më pas do të finalizohet e krijimit të një platforme online që do të lidhë fermerin dhe blerësin.

Ne kemi hartuar një rregullore që është miratuar nga Këshilli Bashkiak që përcakton të gjitha hapat që do të ndiqen dhe se si do t’i vijë në ndihmë të gjithë fermerëve, që me vullnetin e tyre të lirë do t’i bashkohen këtij projekti. Inkurajojmë çdo fermer që të vetëdeklarojë të dhënat e tyre në sistem, pasi duke pasur një pasqyrë më të qartë mbi çfarë prodhohet dhe për t’u ardhur në ndihmë atyre.