Këtë vit, me një axhendë tepër interesante organizuar nga Bashkia e Dimal në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) programi ‘Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural’, synon të mbledhë në fshatin Hing në Dimal , fermerë të zonës që kultivojnë mandarinat.Fermerët, banorë të zonës, por edhe shumë të ftuar të tjerë do të festojnë më 11 nëntor, sezonin e vjeljes së mandarinave, përmes aktiviteteve të ndryshme për fëmijë, vizitë në plantacionet dhe fabrikat e përpunimit në fshat, panair me produkte lokale, kërcime, ushqime tradicionale etj,.Mandarina Fest do te kthehet ne një traditë në Dinal pasi ky vend është i njohur për këto lloj produkti.“Festa e Mandarinës” synon të promovojë prodhimin vendas të mandarinave dhe kjo festë është shembulli konkret që flet për suksesin e prodhimit dhe eksporteve të këtij produkti.