Aksioni për pastrimin e territorit ka vijuar në disa lagje të Urës Vajgurore dhe fshatrat Poshnje, Hingë dhe Kutalli.Faleminderit secilit që i është bashkuar nismës së Kryeministrit dhe Ministrisë të Mjedisit për zhvillimin e Aksionit Kombëtar të Pastrimit “Të çlirojmë territorin nga ndotja mjedisore”. Puna jonë do të vijojë për një mjedis sa më të pastër dhe të shëndetshëm për komunitetin.