Bashkë me Zyrën Vendore Arsimore organizuam veprimtaritë sportive midis shkollave 9-vjeçare. Finalet e lojërave u zhvilluan në mjediset sportive të shkollës 9-vjeçare Poshnje.🏐⚽️Bashkia Dimal do të vazhdojë të investojë në terrenet sportive me objektiv që çdo shkollë të ketë terrene sportive bashkëkohore. Faleminderit drejtuesit të ZVA -së, Isuf Bazaj, i cili theksoi rolin e pazëvendësueshëm që ka edukimi fizik, si pjesë e rëndësishme e kurikulës shkollore, për të rritur nxënës të shëndetshëm. 👏💪🏃‍♀️

Në përfundim të aktivitetit u ndanë dhe certifikata për fituesit. Urime të gjithëve👏👏👏👏

Fituesit janë:

🏐 Volejboll femra, fituese shkolla 9-vjeçare Poshnje

🏐 Volejboll meshkuj, fituese shkolla 9-vjeçare Kutalli

⚽️ Fituesi i kupës “Sabri Dyli” në futboll shkolla 9-vjeçare Poshnje

🥇Kërcim së gjati, fitues për kategorinë e femrave shkolla 9-vjeçare “5 Maji”

🥇Kërcim së gjati, fitues për kategorinë e meshkujve shkolla 9-vjeçare “Sali Gjuka”

🏃‍♀️Vrapim femra shkolla 9- vjeçare Hinge.

🏃 Vrapim meshkuj shkolla 9-vjecare Poshnje.

👩🏻Terheqje litari femra shkolla 9-vjecare Drenovice.

👦🏻Terheqje litari meshkuj shkolla 9-vjecare Samatice.

🥇Hedhje shtizë mori kupën “Hamit Zeka” shkolla 9-vjeçare Goriçan.