Neni Nr.7, si dhe Neni 11/4 i ligjit Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” dhe Neni 64 pika j, i Ligjit Nr.139/2015 “Per vetëqeverisjen Vendore”.
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi I Transparencës“ në faqen zyrtare në internet të bashkisë Dimal http://bashkiadimal.gov.al
Afati kohor: Brenda 48 orësh prej miratimit
Organi që Miraton: Kryetari i Bashkisë Dimal
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e Informimit.
- Autoriteti publike trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji posaçëm parashikon ndryshe.
- Kur autoriteti publik që merr kërkesën për informim ja dërgon atë një autoriteti tjetër, ai kthen përgjigje jo më vonë se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kerkesës në autoritetin e parë.
- Afati i parashikuar në pikat 1 dhe 2, mund të zgjatet me jo më shumë se 5 ditë pune për një nga shkaqet e mëposhtme:
- a) nevoja për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente të shumta voluminoze,
- b) nevoja për t’i shtrirë kërkimet në zyra dhe mjedise që janë fizikisht të ndara nga zyra qendrore e autoritetit,
- c) nevoja për t’u konsultuar me autoritete të tjera publike përpara marrjes së një vendimi për plotësimin ose jo të kerkesës . Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet menjëherë kërkuesit.
- Në çdo rast, mostrajtimi i kërkesës për informim brenda afateve të sipërpërmendura do të konsiderohet refuzim.