Nenet Nr.11 ,12 si dhe Neni 14 Të Ligjit Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”
Publikimi , Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Dimal http://bashkiadimal.gov.al
Afati kohor: Menjëherë
Organi që Miraton: Koordinatori për të drejtën e Informimit
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e Informimit .
Afatet për marrjen e informacionit
- Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa me shpejtë që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji posaçëm parashikon ndryshe.
- Kur autoriteti publik që merr kërkesën për informim ia dërgon atë një autoriteti tjetër, ai ia kthen përgjigjen jo me vonë se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë.
- Afati i parashikuar në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, mund të zgjatet me jo më shumë se 5 ditë pune për një nga shkaqet e mëposhtme:
- a) nevoja për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente voluminoze,
- b) nevoja për t’i shtrirë kërkimet në zyra dhe mjedise që janë fizikisht të ndara nga zyra qëndrore e autoritetit,
- c) nevoja për t’u konsultuar me autoritet të tjera publike përpara marrjes së një vendimi për plotësimin ose jo të një kërkese.
Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet mënjeherë kërkuesit.
- Në çdo rast mostrajtimi, i kërkesës për informim brënda afateve të sipërpermendura do të konsiderohet refuzim. Dispozitat e këtij neni zbatohen dhe për njohjen me informacionin arkivor të çdo lloji.