Aktivitet me vajzat dhe gratë për Tetorin Rozë

Takimi ynë mes grave për Tetorin Roze ishte një moment i veçantë ndërgjegjësimi dhe solidariteti për të gjitha gratë dhe vajzat që luftojnë me kancerin e gjirit. Duke ndarë mesazhe frymëzuese dhe histori jetësore, forcuam zërin e rëndësishëm të kujdesit për shëndetin tonë dhe për rëndësinë e kontrollit të rregullt. Në shenjë mbështetjeje, të gjitha ne vendosëm një fjongo rozë, simbol të shpresës dhe forcës që na bashkon. Faleminderit secilës prej jush për energjinë dhe përkushtimin që sollët në këtë takim. Të bashkuara, mund të bëjmë ndryshimin. 💕