Këtë vit, me një axhendë tepër interesante organizuar nga Bashkia e Dimal në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) programi ‘Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural’, synon të mbledhë në fshatin Hing në Dimal , fermerë të zonës që kultivojnë mandarinat.Fermerët, banorë të zonës, por edhe shumë të ftuar të tjerë do të festojnë më 11 nëntor, sezonin e vjeljes së mandarinave, përmes aktiviteteve të ndryshme për fëmijë, vizitë në plantacionet dhe fabrikat e përpunimit në fshat, panair me produkte lokale, kërcime, ushqime tradicionale etj,.Mandarina Fest do te kthehet ne një traditë në Dinal pasi ky vend është i njohur për këto lloj produkti.“Festalexo me shume

Dimali behet pjese e itinerarit te Coast Trip Dimali bëhet pjesë e itinerarit të Coast Trip, aktivitetit që zhvillohet nga datat 1-8 nëntor 2021 dhe që ka për qëllim organizimin e të apasionuarve pas aeronautikës nga e gjithë Europa për të promovuar destinacionet e njohura turistike. Faleminderit Shoqatës së Aeronautikës që është pikënisja e këtyre aktiviteteve kaq të bukura. Të jesh sfidant është një vlerë. Kjo është një mundësi e mirë promovimi për Bashkinë e Dimalit. Suksese dhe do të jemi gjithmonë mbështetës të këtyre iniciativave kaq të bukura.lexo me shume

Kopshti i ri ne Drenovice Muaj të mbarë me këto pamje nga kopshti i ri në Drenovicë, ku 40 fëmijë kanë tanimë kushte shumë më të mira.lexo me shume

Në Kutalli, ku vijuam traditën tonë të buxhetimit me përfshirjen e komunitetit. Përmes buxhetit kujdesemi që të ruajmë një raport të drejtë midis investimeve në çdo njësi administrative. Buxheti i këtij viti do të shërbejë për vijimin e ndërhyrjeve në infrastrukturën arsimore, në rrjetin e kanaleve kulluese, mirëmbajtjen e rrugëve rurale dhe rilindjen urbane. Me zhvillimin e projektit të Bashkisë Dimal për platformën virtuale “Farm & Market”, jemi në fazën e ngritjes së një baze të të dhënash qendrore, të plotë, për produktet e zonës. Më pas do të vijojmë me realizimin e disa projekteve për standardizimin e produktit dhe më pas do të finalizohetlexo me shume