Viti që po lëmë pas na ka mësuar se sa e rëndësishme është shpresa, shëndeti, dashuria për familjen dhe se çfarë do të thotë të luftojmë për të mirën e njerëzve që kemi pranë. Kjo Krishtlindje, është nga më të veçantat që ne përjetojmë dhe na mbush me besimin se pas çdo pengese, do vijnë ditë më të begata. Gëzuar Krishtlindjen, me urimin që në familjen e çdo shqiptari kudo në botë, pavarësisht përkatësisë fetare, të keni dashuri, lumturi dhe ditë të bardha.lexo me shume

Në Polizhan, ku zhvillova takimin e radhës me prindër të fëmijëve të kopshtit të kësaj zone, për të diskutuar së bashku mbi gjetjet e raportit të projektit Bashki të Forta edhe për të koordinuar ngritjen e keshillit të prindërve. Bashkia Ura Vajgurore është duke konsultuar Planin e Përmirësimit të Arsimit Parashkollor hartuar në bashkëpunim me projektin “Bashki të forta”. Këtë plan do e gjeni në faqen zyrtare të Bashkisë. Për sygjerime ose komente ju lutem na shkruani edhe në adresat e e-mailit që janë të afishuara në faqe. Bëhu dhe ti pjesë e vendimmarrjes!lexo me shume

Në fshatin Drenovicë, ku punonjësit tanë të sektorit publik janë angazhuar prej disa ditësh për mirëmbajtjen e zonës. Kontaktet tona të përditshme me komunitetin na japin një pasqyrë të plotë të objektivave të ardhshme.lexo me shume