Bashkë me Zyrën Vendore Arsimore organizuam veprimtaritë sportive midis shkollave 9-vjeçare. Finalet e lojërave u zhvilluan në mjediset sportive të shkollës 9-vjeçare Poshnje.Bashkia Dimal do të vazhdojë të investojë në terrenet sportive me objektiv që çdo shkollë të ketë terrene sportive bashkëkohore. Faleminderit drejtuesit të ZVA -së, Isuf Bazaj, i cili theksoi rolin e pazëvendësueshëm që ka edukimi fizik, si pjesë e rëndësishme e kurikulës shkollore, për të rritur nxënës të shëndetshëm. Në përfundim të aktivitetit u ndanë dhe certifikata për fituesit. Urime të gjithëve Fituesit janë: Volejboll femra, fituese shkolla 9-vjeçare Poshnje Volejboll meshkuj, fituese shkolla 9-vjeçare Kutalli Fituesi i kupës “Sabri Dyli” në futbolllexo me shume

Mes lulesh te bukura, te zgjedhësh më të bukurën, është sfidē e veshtirē. E lumtur tē isha pjèsë e nje aktiviteti të këtij dimensioni, në Drenovicë, ku prindër , fēmijē, mësues e drejtues te arsimit, me ngjyra e tinguj plot, na treguan se jemi ne ata që çdo ditē duhet të kontribuojmē, në cilësinë e mjedisit qē na rrethon, duke e bërë mē të bukur natyrën tonë të dashur.lexo me shume

Klubi ynë i shahistëve të rinj, një tjetër histori suksesi në qytetin tonëFokusi i politikave tona për të ndihmuar në zhvillimin e aftësive dhe pasionit të shumë vajzave dhe djemve po jep rezultate konkrete duke i përgatitur për të qenë sfidant të denjë në konkurset rajonale dhe kombëtare.  lexo me shume

Dita e Tokës në Hingë Faleminderit stafit të shkollës dhe të gjithë nxënësve e prindërve te tyre, për organizimin e zhvilluar në këtë ditë të rëndësishme. Mesazhet që u shpërndanë në këtë aktivitet janë një inkurajim për të bërë më shumë në ambientin që ne jetojmë e punojmë çdo ditëlexo me shume