Neni 5 pika b dhe Neni 12 I Ligjit Nr.68/2017 “ Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “ Programi I transparencës” në faqen zyrtare në internet  të Bashkisë Dimal http://bashkiadimal.gov.al
Afati kohor:  Brënda  15 ditëve nga miratimi
Organi që miraton : Kryetari I Bashkisë
Përgjegjës për Publikun.  Përgjegjës I sektorit të të ardhurave.
Paketa fiskale parashikon planifikim dhe investime që krijojnë mundësi  për  një  zhvillim  të  qëndrueshëm  të  balancuar  për  të  gjithë  territorin, duke  mbrojtur burimet natyrore. Kjo qasje bazohet në përforcimin e identitetit të secilës zonë të Bashkisë, duke patur parasysh burimet natyrore, profilin ekonomik dhe produktet, shtrirjen e shërbimeve dhe traditën, me synimin e përhershëm të rritjes së nivelit të jetesës.
Bazuar në Ligjin nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetqeverisjen vendore” dhe Ligjin nr.9975,datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar, Ligjin nr.  68/2017  date 27.4.2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore “. Në të ardhurat vendore përfshihen kryesisht:
Të ardhurat e veta
Të ardhura nga taksat vendore
Të ardhura nga taksat e ndara
Të ardhura nga tarifat vendore
Të ardhura të tjera
Të ardhura nga donacione dhe grante ndërkombëtare
Transferta nga qeverisja qendrore
Transfertë e pakushtëzuar
Transfertë e pakushtëzuar sektoriale
Transfertë e kushtëzuar
Për më shumë informacion klikoni Paketa Fiskale