Në takimin për marrjen e masave për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore. Bashkia jonë është gjithmonë e gatshme, e organizuar dhe për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet për përballimin e situatave të ndryshme. Qëllimi i këtij takimi është bashkëpunimi midis institucionet, si nga ana e bashkisë, por edhe të Policisë së Shtetit, zjarrfikësve dhe kryepleqve për të sinjalizuar dhe ndërhyrë në kohë për çdo rast që mundet të cënojë sigurinë e komunitetit. Falënderoj çdo institucion dhe drejtues të përfshirë, pasi punët bëhen sëbashku dhe asnjëherë një njeri i vetëm apo strukturë s’mund t’i zgjidhë të gjitha çështjet.lexo me shume

THIRRJE PËR APLIKIM PËR DIZENJIMIN E EMBLEMËS DHE LOGOS SË “BASHKISË DIMAL” Bashkia dikur e njohur si Ura Vajgurore, sot quhet Dimal, sipas qytetit të lashtë ilir me të njëjtin emër, i zbuluar në vitet ’60. Dimali mendohet se ka qenë një nga qytetet me të fortifikuara të Ilirisë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në luftërat iliro-romake, kurse si simbol i qytetit njihet djaloshi i Dimalit, kampion i lojrave të organizuara. Pas miratimit të ndryshimit të emrit nga “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”, me vendim të Kuvendit të Shqipërisë, Bashkia e Dimalit organizon konkursin për dizenjimin e Emblemës dhe Logos së re tëlexo me shume