Në Kutalli, ku vijuam traditën tonë të buxhetimit me përfshirjen e komunitetit. Përmes buxhetit kujdesemi që të ruajmë një raport të drejtë midis investimeve në çdo njësi administrative. Buxheti i këtij viti do të shërbejë për vijimin e ndërhyrjeve në infrastrukturën arsimore, në rrjetin e kanaleve kulluese, mirëmbajtjen e rrugëve rurale dhe rilindjen urbane.
Me zhvillimin e projektit të Bashkisë Dimal për platformën virtuale “Farm & Market”, jemi në fazën e ngritjes së një baze të të dhënash qendrore, të plotë, për produktet e zonës. Më pas do të vijojmë me realizimin e disa projekteve për standardizimin e produktit dhe më pas do të finalizohet e krijimit të një platforme online që do të lidhë fermerin dhe blerësin.