Neni Nr.7 pika c) i Ligjit Nr .119/2014 “Për të drejtën e Informimit” dhe Neni 15/3 i Ligji Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Trasparencës” në faqen zyrtare në internet të Bashkisë Dimal http://bashkiadimal.gov.al/
Afati kohore: Menjëherë
Organi që miraton: Kryetari i Bashkisë Dimal
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e informimit
Koordinatori për të drejtën e informimit ushtron kompetencat e mëposhtme:
-
a) i mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik, sipas ligjit, duke u konsultuar me dokumentat origjinale ose duke marrë një kopje të tij,
-
b) krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrimin e kërkesave dhe përgjigjeve brenda afatit të parashikuar në ligjit,
-
c) bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave dhe përgjigjeve brenda afatit të parashikuar në ligj,
ç) regjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre,
-
d) dërgon kërkesën për informim të autoritet tjetër publik, brenda afateve të parashikuara në ligj, kur rezulton se autoriteti publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionon e kërkuar,
-
dh) verifikon rastet për dhënie falas të informacionit qytetarëve, sipas parashikimit të ligjit,
-
e) kryen njoftimet paraprake, si dhe komunikon me kërkuesin, sipas nevojës për trajnimin e kërkesës për informacion publik.