Neni Nr.7 I ligjit nr. 119/2014 “ Për të Drejtën e Informimit” Ligjit Nr.139/2015 “ Për Vetqeverisjes Vendore”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “ Programi I transparencës” në faqen zyrtare në internet të Bashkisë Dimal http://bashkiadimal.gov.al
Koha e shërbimit : Menjëherë
Organi që miraton: Siaps akteve ligjore dhe nën ligjore në fuqi
Përgjegjës për publikimin : Kryetari I bashkisë
Kryetari I bashkisë ka këto kompetenca dhe detyra:
a)Ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të bashkisë , me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e këshillit përkatës.
b)Zbaton aktet e këshillit
c)Merr masa për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve për këshillin bashkiak , në përputhje me rendin e ditës së përcaktuar nga këshilli , si dhe për problem që kiërkon ai vetë.
ç)Raporton në këshill për gjëndjen ekonomiko – financiare të bashkisë dhe njësive administrative pëerbërësë të paktën çdo 6 muaj ose sa herë kërkohet nga këshilli.
d)Raporton para këshillit sa herë kërkohet prej tij për problem të tjera që kanë të bëjnë me funksionete bashkisë .
dhe) Eshtë antar I këshillit të qarkut
e)Emëron , duke respektuar ligjin për barazinë gjinore , zvëndës kryetarin , zvëndëskryetarët e bashkisë dhe I shkarkon ata.
Ë) Emëron , duke respektur Ligjin për barazinë gjinore, administratoret e njësive administrative, lagjeve dhe I shkarkon ata.
-
f) Vendos për emërimin ose shkarkimin e antarëve të organeve drejtuese të shoqërive tregëtare në pronësi të baskisë , si dhe drejtuesit e ndërmarjeve e të institucioneve në varësi.
-
g) Emëron dhe shkarkon punonjësit e tjerë të strukturave dhe njësive në varësi të bashkisë, përveç kur parashikohet ndryshe në ligjin për nënpunësin civil.
Gj) Ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që I janë ngarkur bshkisë si person juridik dhe është përfaqësuesi I saj në marrdhënie me të tretët.
H)Mer msa për kualifikimin dhe trajnimin e personalit të administratës , të institucioneve arsimore, sociale, kultorore dhe sportive.
-
i) Kthen për rishqyrtim jo më shum se një herë në këshill vendime, kur vëren se ato cënojnë interesa të bashkësisë. Në rastin e kthimit të vendimit të këshillit nga kryetari I bashkisë, këshilli mund të miratojë të njëjtin vendim vetëm me shumicën e votive, në prani të më shumë gjysmës se të gjithë antarëve
j)Miraton strukturën , organikën e kategoritë /klasat e pagave për çdo pozicion të shërbimit civil dhe rregulloret bazë të administratës së bashkisë dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë , në p[ërputhje me legjislacionin në fuqi.
-
k) emëron dhe shkarkon nënpunësit vendor për barazinë gjinore.
-
I) Kujdeset për mbledhjen dhe përpunimin e statistikave vendore , të ndra sipas gjinisë, dhe siguron publikimin e tyre.