DOKUMENTACIONI QË DUHET PLOTËSUAR  PËR APLIKIMIN PËR RREGJISTRIM TË PASURISË BUJQËSORE

1.Nga ZVRPP Berat duhet të marrë :

  • Kopjen e Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi të sigluar nga ZVRPP
  • Shiritin e Azhornimit

2.Nga DAMT pranë Këshillit të Qarkut  Berat duhet të marrë:

  • Vërtetim sa tokë ka përfituar me ligjin nr.7501 ,datë 19.7.1991
  • Vërtetim për zërat kadastral
  • Formularin nr.6

3.Planvendosje  të  pasurive të konfirmuara nga specialist dhe administrator I njësisë administrative

 4.Deklaratë  noteriale dakortësie  në rastet kur ka më tepër me Azhornim dhe matje faktike si dhe kur ka korigjim pasurie në sipërfaqe apo hartë.

5.Çertifikatë  familjare e datës  01.08.1991

6.Çertifikatën  familjare sot

7.Vërtetim për përbërjen familjare të vitit 1991

8.Vërtetimin për përbërjen familjare sot

9.Fototkopjen e Kartës së identitetit

10.Vërtetimin që ka paguar taksën e tokës bujqësore

11.Vërtetim që është i njëjti person, në qoftë se ka ndryshim emri apo mbiemri.

12.Vërtetimin se  pavarësisht  se në çertifikatën e vitit 01.08.1991 është bashkë me babain  por ka marrë tokë bujqësore më  vete , ose  në qoftë se ka qënë  më vete në vitin 01.08.1991 ka marrë tokë bashkë me babain, kur paraqiten raste të tilla.

 

HAPAT QË NDIQEN PËR TË REALIZUAR PROCESIN E APLIKIMIT

 

  1. Fermeri paraqitet dhe plotëson kërkesën për aplikim të regjistrojë pasurinë bujqësore.
  1. Zyra e njësisë administrative e  adreson fermerin  në :
    • Hipotekë për të marrë   kopje  amtp ( tapie) të konfirmuar nga zvrpp dhe shiriti i azhornimit ( pavarësisht faktit se fermeri ka një amtp  qoftë kjo dhe origjinale me gjith elementët)
    • Në DAMT e Këshillit të Qarkut për të marë :
      • Vërtetim për tokën e fituar me ligjin 7501
      • Vërtetim për zërat kadastral
      • Formular 6 ( në qoftë se ka për atë fshat ku është fermeri )
  2. Përgatiten plan rilemimet për çdo parcelë me topograf të licensuar ku janë pasqyruar ndryshimet e sipërfaqeve , korigjimet apo heqje të pjesës tepër nëse ka .
  1. Pranë Njësisë administrative dokumentacioni plotësohet  me :
  • Kopje karte identiteti
  • Çertifikatë familjare e datës 01.08.1991
  • Çertifikatë familjare sot
  • Vërtetim përbërje familjare viti 1991
  • Vërtetim përbërje familjare sot
  • Vërtetim që ka shlyer taksën e tokës për vitin që aplikon
  • Vërtetime të ndryshme sipas problematikave që paraqet familja bujqësore në vite.
  1. Në rastë se ka korigjim sipërfaqe nga fakti me azhornimin dhe matjen faktike , ose zbritje sipërfaqe tepër krahasuar faktin me sipëfaqen në amtp , pranë një noteri hartohet deklaratë noteriale dakortësie.
  2. Njësia administrative ( spec.dhe adm firmos plan rilevimet ) harton  relacion dhe ja nis bashkisë.
  3. Bujqësisë kontrollon dokumentacionin dhe pasi e sheh të rregullt konfirmon plan rilevimet dhe harton relacion për konfirmim të amtp , të cilin e nis në zrpp për regjistrim. Në rast se vëren parregullsi njoftohet njësia dhe fermeri që të bëjë korigjimet apo plotësismet e nevojshme.
  4. Pas protokollimit njoftohet fermeri që aplikimi i tij  u nis për në zrpp duke i dhënë atij numrin e protokollit dhe datën kur dokumentacioni është nisur për në zrpp .