Neni Nr.7 I ligjit nr. 119/2014 “ Për të Drejtën e Informimit” Ligji Nr. 115/2014 “ për ndarjen Administrative -Territoriale të Njësive të qeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë” Neni 23 dhe 30 I ligjit Nr.139/2015 “ Për Vetqeverisjes Vendore”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “ Programi I transparencës” në faqen zyrtare në internet të Bashkisë Dimal http://bashkiadimal.gov.al
Koha e shërbimit : Menjëherë
Organi që miraton: Siaps akteve ligjore dhe nën ligjore në fuqi
Përgjegjës për publikimin : Sekretari I këshillit bashkiak
FUNSKIONI I KËSHILLIT BASHKIAK NË MBËSHTETJE TË LIGJIT NR 139/2015
“PËR VETËQEVERISJEN VENDORE”
Neni 53
Funksionimi i këshillit bashkiak
1.Këshilli bashkiak ushtron funksionet e tij nga data e konstituimit, sipas nenit 48, të këtij ligji, deri në krijimin e këshillit të ri pasardhës.
2.Mbledhjet e radhës së këshillit bashkiak zhvillohen si rregull, sipas përcaktimit që bën vetë këshilli, por jo më pak se një herë në muaj.
3. Këshilli mblidhet në çdo rast:
a)me kërkesën e kryetarit të bashkisë;
b)me kërkesën me shkrim të jo më pak se 1/3 së anëtarëve të tij;
c)me kërkesën e motivuar të prefektit për çështje që lidhen me ushtrimin e funksioneve
të tij.
4. Thirrja për mbledhjen e këshillit bëhet nga kryetari i këshillit dhe njoftimi për mbledhjen bëhet, si rregull, jo më pak se 5 ditë para datës së zhvillimit të saj. Njoftimi përmban datën e mbledhjes, orën, vendin dhe rendin e ditës.
5. Rendi i ditës miratohet nga këshilli.
6. Në periudhën nga data e zgjedhjeve e deri në konstituimin e këshillit të ri, këshilli i mëparshëm bashkiak ushtron kompetenca të kufizuara dhe merr vendime vetëm në raste të situatave emergjente.
7.Mbledhja e këshillit bashkiak quhet e vlefshme kur në të merr pjesë shumica e të gjithë anëtarëve të këshillit, me përjashtim të rasteve kur kërkohet një shumicë tjetër për marrjen e vendimeve, sipas përcaktimeve në nenin 55 të këtij ligji.
8.Mbledhjet e këshillit pasqyrohen në procesverbalin e mbledhjes. Mënyra e mbajtjes së procesverbalit dhe e vërtetimit të tij përcaktohen sipas legjislacionit në fuqi.
Neni 54
Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak
Këshilli bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:
a)zgjedh nga përbërja e vet komisionet e këshillit dhe miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të vet;
b)zgjedh, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, kryetarin dhe zëvendëskryetarët e këshillit dhe i shkarkon ata;
c)emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit bashkiak;
ç) miraton nivelin e pagave e të shpërblimeve të punonjësve e të personave të tjerë, të zgjedhur ose të emëruar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
d)miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose me të cilët është bashkëthemelues;
dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. Në vendimin për miratimin e buxhetit miraton, gjithashtu, edhe numrin e maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë;
e)miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve;
ë) organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm të bashkisë;
f)vendos për taksat e tarifat vendore, sipas këtij ligji dhe legjislacionit tjetër në fuqi;
g)vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve;
gj) vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të vetëqeverisjes vendore, përfshirë subjektin e kompetencave të përbashkëta ose me persona të tretë;
h)vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kompetencës së vet;
i)zgjedh përfaqësuesit e këshillit bashkiak në këshillin e qarkut, të cilët, në jo më pak se 50 për qind të tyre, duhet t’i pe¨rkasin gjinise¨ me¨ pak te¨ pe¨rfaqe¨suar;
j)vendos për dhënien ose deklarimin e mbarimit të mandatit të këshilltarit, kur ekzistojnë kushtet e parashikuara në nenin 49 të këtij ligji;
k)miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen e garantimin e interesit publik;
l)vendos për simbolet e bashkisë;
ll) vendos për emërtimin e rrugëve, shesheve, territoreve, institucioneve dhe objekteve në juridiksionin e bashkisë;
m)jep tituj nderi dhe stimuj;
n)vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara, në bazë dhe për zbatim të ligjit, me të cilin bëhet ky delegim te bashkia.
Neni 55
Votimi
1.Votimi në këshill bëhet i hapur ose i fshehtë. Këshilli, me kërkesë të jo më pak se 1/3 të anëtarëve të tij, vendos për rastet kur votimi bëhet i fshehtë. Votimi i buxhetit dhe i akteve të tjera financiare që kanë lidhje me të bëhet kurdoherë i hapur.
2.Vendimet e këshillit merren me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të këshillit, me përjashtim të rastit kur ky ligj parashikon ndryshe.
3.Vendimet merren me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të këshillit për rastet e parashikuara ne¨ shkronjat “a”, “b”, “c”, “d”, “dh”, “f”, “g”, “gj”, “i” dhe “j”, te¨ nenit 54, te¨ këtij ligji.
4.Vendimet merren me jo më pak se tre të pestat e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të ke¨shillit pe¨r rastin e parashikuar ne¨ shkronje¨n “e”, te¨ nenit 54, te¨ ke¨tij ligji.
5.Në rastet e votimit për kryetarin, zëvendëskryetarin dhe sekretarin e këshillit, kur nuk sigurohet shumica e kërkuar, votimi ribëhet midis dy kandidatëve që në raundin e parë kanë fituar numrin më të madh të votave. Në këtë rast fitues shpallet kandidati që ka numrin më madh të votave dhe, nëse votat janë të barabarta, fituesi caktohet me short.
6.Aktet e këshillit shpallen brenda 10 ditëve nga data e miratimit të tyre dhe hyjnë në fuqi 10 ditë pas shpalljes. Aktet me karakter individual hyjnë në fuqi në datën e njoftimit të tyre subjekteve që përfshihen në to.
Neni 56
Kryetari i këshillit bashkiak
1.Kryetari dhe zëvendëskryetarët e këshillit bashkiak zgjidhen nga radhët e anëtarëve të këshillit. Propozimi për shkarkimin e tyre bëhet me shkrim nga të paktën një e treta e anëtarëve të këshillit.
2.Kryetari i këshillit kryen këto detyra:
a)thërret mbledhjen e këshillit, në përputhje me nenin 53 të këtij ligji;
b)drejton mbledhjet e këshillit, në përputhje me rregulloren e tij;
c)nënshkruan aktet që nxjerr këshilli;
ç) kryen detyra të tjera, të përcaktuara në rregulloren e këshillit.
3. Në mungesë të kryetarit të këshillit, detyrat e tij i kryen zëvendëskryetari, sipas përcaktimit në rregulloren e brendshme të këshillit.
Neni 57
Sekretari i këshillit bashkiak
1. Sekretari i këshillit emërohet dhe shkarkohet nga këshilli bashkiak, në bazë të propozimit të kryetarit të këshillit, me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të këshillit. Shkarkimi i sekretarit mund të propozohet edhe nga 1/3 e anëtarëve të këshillit.
2.Sekretari i këshillit bashkiak është përgjegjës për: a) mbajtjen e dokumenteve zyrtare të këshillit;
b) ndjekjen e punës për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve, sipas rendit të ditës; c) njoftimin për zhvillimin e mbledhjeve të këshillit;
ç) shpalljen dhe publikimin e njoftimeve e të akteve të nxjerra nga këshilli bashkiak; d) përgatitjen e seancave të këshillimit me bashkësinë;
dh) mbikëqyrjen e respektimit të rregullores së funksionimit të këshillit.
3.Sekretari i këshillit bashkiak kryen çdo funksion tjetër që i caktohet nga vetë këshilli.