Rabushe Hoxha
Koordinator për të Drejtën e Informimit

 

Zyra e Marredhenieve me Publikun Zyra e Informimit te Publikut është kontakti i parë i qytetarit me Bashkinë. Misioni themelor i Zyrës së Informacionit dhe Marrëdhënieve me Publikun është të realizojë në kohë dhe me transparencë informimin e publikut të gjerë mbi veprimtarinë, aktivitetin e Bashkisë Ure Vajgurore , nëpërmjet prodhimeve mediatike dhe internetit, në funksion të përmirësimit të imazhit të Bashkisë si edhe realizoj një komunikim transparent, të saktë dhe të qartë me publikun. Ky sektor e organizon punen ne perputhje me ligjin nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ligji nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndyshuar dhe ligji nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregulat e etikës në administratën publike”.

1. U kërkon sektorëve dhe zyrave përkatëse të angazhohen për trajtimin dhe zgjidhjen e kërkesave apo ankesave, gjithashtu ndjek ecurinë e trajtimit të kërkesave apo ankesave dhe informon qytetarët për hapat që janë ndërmarrë dhe mënyrën e zgjidhjes së problemeve.

2. Grumbullon informacionin e nevojshëm për publikun në lidhjet me shërbimet që ofron administrata e bashkisë.

3. Organizon pritjen e Kryetarit me qytetarët, çdo të enjte dhe përgatit listën për takim. Në kërkesën për takim duhet të specifikohet motivi dhe arsyeja e takimit.

4. Dokumenton cdo investim publik, sherbim apo aktivitet nepermjet fotografive.

5. Perpunon te dhena statistikore per gjithe investimet qw kryen nga Bashkia per cdo fshat e lagje Kjo zyrë përbëhet nga Përgj/sektorit për Marrëdhëniet me Publikun ,Inspektor Pritjr dhe Specialiste per marjen e ankesave dhe statistikat.

Çfarë duhet të përmbajë kërkesa për informacion?

Kërkesa për informacion bëhet me shkrim dhe duhet të përmbajë:

 Emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;

 Adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;

 Përshkrimin e informacionit që kërkohet;

 Formati në të cilin preferohet informacioni;

 Çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacioni të kërkuar.

Bazuar në:

 Ligjin Nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

 Ligjin Nr.119/2014, datë 18.09.2014, “Për të Drejtën e Informimit”.

 

 

Orari i Punës i Administratës së Bashkisë:
E Hënë – E Premte
08:00 – 16:00

Adresa:
Bashkia Ura Vajgurore
Rruga “ Dimal”
Lagjia “18 Tetori”, Ura Vajgurore
Telefon fix: 036122468
Telefon cel: 0695804210
e mail kordinatorit:rhoxha03@gmail.com
e mail: info.publiku@uravajgurore.gov.al

Ura Vajgurore, 5007 Shqipëri

Tel: 00355 36 122 468
web: www.uravajgurore.gov.al
e-mail: bashkia@uravajgurore.gov.al