Njësia për Mbrojtjen e Fëmijës
Zyra për Mbrojtjen e Fëmijëve ose (NJMF) dhe ajo e Mbrojtjes nga Dhuna në Familje e me Bazë Gjinore në Bashkinë Ura Vajgurore, është ngritur në Bashkinë Ura Vajgurore, brenda strukturës administrative të Sektorit të Ndihmës Ekonomike në vitin 2015. Dy njësitë e sipërpërmendura funksionojnë sëbasku për faktin se gjatë punës në terren ka rezultuar që familja ka rol shume të madh për edukimin e fëmijëve dhe nuk mund te trajtohet e shkëputur nga familja. Një pjesë e problemeve te fëmijëve rrjedhin nga paqëndrueshmëritë e familjeve, dhuna qe gjenerohet ne familje, si rezultat i varfërisë dhe mungeses se burimeve për mbajtjen e familjes, prindërimi jo i suksesshëm, vdekshmëria, migracioni, emigracioni.
LIGJI PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS
Nr.10 347, datë 4.11.2010, përcakton të drejtat dhe mbrojtjen që gëzon çdo fëmijë, mekanizmat përgjegjës, që garantojnë realizimin me efektivitet të mbrojtjes së këtyre të drejtave, si dhe përkujdesjen e posaçme për fëmijën.
Detyrat e “Njësisë për mbrojtjen e fëmijëve (NJMF)”, në Bashkinë Ura Vajgurore
- të vlerësojë dhe monitorojë në mënyrë të vazhdueshme situatën e fëmijës në rrezik deri në dalje nga rreziku;
- të bëjë identifikimin dhe të bashkërendojë në mënyrë multidisiplinare mbrojtjen, referimin dhe analizën e rasteve në territorin e Bashkisë;
- të sensibilizojë komunitetin, të organizojë takime informuese, edukuese dhe trajnuese për mbrojtjen e fëmijëve në territorin e Bashkisë;
- të bashkëpunojë me administratorët e shërbimeve shoqërore, psikologet e shkollave, mjekun e familjes, autoritetet e rendit, punonjësit socialë të qendrave publike dhe jopublike për përmirësimin e situatës së mbrojtjes së fëmijëve; të shërbejë si qendër informacioni apo referimi në shërbime të tjera mbështetëse.
- Të referojë rastet e ndryshme .
- të raportojë periodikisht në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve të dhëna statistikore dhe informacione periodike mbi situatën e mbrojtjes së fëmijëve në territorin e Bashkisë.
Parandalimi i Dhunës në familje, më së shumti me bazë gjinore
Konventa kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje: Ligji nr. 104/2012/ 11.08.2012
Nga këndvështrimi i të drejtave të grave “Konventa e Këshillit të Evropës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, ka efekt të drejtpërdrejte në aspektet e mbrojtjes së të drejtave të grave dhe fëmijëve për parandalimin e dhunës ndaj tyre, nëpërmjet marrjes së masave konkrete në favor të tyre.
Kush rreh gruan në mënyrë të përsëritur, edhe nëse e dëmtuara do të tërheqë denoncimin, siç ndodh zakonisht, dhunuesi nuk do t’i shpëtojë më hetimit dhe ndëshkimit. Kështu parashikon paketa me ndryshimet e reja në Kodin Penal. Projektligji, i propozuar nga Ministria e Drejtësisë, parashikon rritjen e masës së dënimit për dhunuesit e përsëritur të anëtarëve të familjes, ndërsa për herë të parë, ndjekja penale nuk do të pushohet edhe nëse e dëmtuara heq dorë nga denoncimi.
Konkretisht, nisma ndryshon paragrafin e parë të nenit 130/a të Kodit Penal, ku përcaktohen dy masa dënimi për ata që ushtrojnë dhunë në familje. Kur vepra penale kryhet për herë të parë, parashikohet një masë dënimi deri në dy vjet burg, ndërsa në këtë rast çështja pushohet nëse e dëmtuara tërheq kallëzimin. Por nëse dhuna është e përsëritur, parashikohet një dënim deri në tre vjet burg, ku në rastin konkret, tërheqja e denoncimit nuk ka do të ketë asnjë efekt.
“Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, kur kryhet për herë të parë, dënohet me burgim deri në 2 vjet. Në këtë rast, ndjekja penale bëhet mbi ankimin e të dëmtuarit dhe pushon kur ai heq dorë. Kur kjo vepër kryhet në mënyrë të përsëritur, dënohet me burgim deri në 3 vjet. Në këtë rast, ndjekja penale fillon mbi ankimin e të dëmtuarit dhe nuk pushon nëse hiqet dorë nga ankimi”, thuhet në projektligj.
Një nga institucionet ku duhet të drejtoheni, kur ushtrohet dhunë në familje, e çfarëdolloji qoftë ajo.psikologjike, fizike, seksuale etj, është Bashkia
NR.CEL.0684848978