Përshkrimi
1. Përgatit dhe përpunon të dhëna per hartimin e plan buxhetit dhe të programit buxhetor afatmesëm;
2. Pas miratimit të buxhetit në këshillin bashkiak, bën detajimin mujor të tij për Bashkinë dhe njësitë e vartësisë. Ndjek zbatimin e buxhetit në perputhje me vendimin e këshillit të bashkisë dhe legjislacionit në fuqi;
3. Rakordon me degën e thesarit shpenzimet dhe harton situacionin mujor te shpenzimeve në përputhje me klasifikimin ekonomik. Përgatit evidencat periodike të realizimit te buxhetit;
4. Plotëson urdhër shpenzimet për pagesat e pagave të punonjësve , për derdhjen e kontibutit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të tatimit mbi pagat, likujdimin e shpenzimeve operative dhe situacionet e investimeve, për Bashkinë Ura Vajgurore;
5. Kontrollon dhe përpunon dokumentat për transaksionet financiare që kryhen për shpenzime të ndryshme;
6. Në bazë të ardhurave të realizuara konfirmuar nga Dega e Thesarit përgatit dokumentacionin për celjen e të ardhurave sipas planeve limit të të ardhurave;
7 . Rregjistron veprimet në ditarin e bankes dhe bën kontabilizimin e tyre
8. Përgatitja e evidencës për shpenzimet korrrente dhe investimeve, për funksionet e veta dhe të deleguara;
9. Harton rregjistrin e parashikimit të prokurimit me vlerë të vogël për blerjet e mallrave apo kryerjen e shërbimeve ndaj të treteve, në përputhje me buxhetin e miratuar;
10. Kërkon informacion nga njësitë e vartësisë për realizimin ose mosrealizimin e buxhetit sipas fondeve të miratuara;
11. Mbyll llogaritë vjetore të vitit ushtrimor;
12. Nxjerr të dhëna për fondin e pagave dhe kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për hartimin e plan buxhetit dhe të programit buxhetor afatmesëm;
13. Harton çdo muaj të gjitha listë pagesat për aparatin e bashkisë, si dhe për funksionet specifike të deleguara, Këshillin e Bashkisë, kryetarët e fshatrave, raportet për paaftësi të përkohshme në punë, dietat e punonjësve të aparatit, konform legjislacionit në fuqi;
14. Harton listëpagesat e sigurimeve shoqërore dhe i percjellë në formë elektonike pranë DRTatimore Berat;
15. Kryen deklarimin elektonik të sigurimeve shoqërore, deklarimin elekronik të levizjes së punonjësve, deklarimin elektronik të Tatimit në burim, si dhe çdo deklarim tjetër në lidhje me situatën fiskale;
16. Plotësimi i librezave të kontibutit shëndetësor;
17. Rregjistron veprimet në ditarin e fondit të pagave dhe bën kontabilizimin e tyre. Kontabilizon dhe ndjek arkëtimin e debitorëve të ndryshëm KLSH etj;
18. Mbajtja dhe Kontabilizimi i veprimeve të arkës në ditarin e arkës;
19. Dërgimi çdo muaj në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjëndjes Civile i listës për shpërblim lindje, të rregjistruara brënda afatit ligjor;
20. Përgatit çdo muaj listëpagesën e ndihmës ekonomike të bashkisë dhe të njësive administrative sipas vendimit të këshillit bashkiak dhe përcjellë për shpërndarje operatoreve bankar sipas kontratave të lidhura;
21. Përgatit çdo muaj listëpagesen e invalidëve, të personave paraplegjikë, të paaftë dhe të personave të verbër të bashkisë dhe të njësive administrative, si dhe përcjell për shpërndarje operatoreve bankar sipas kontratave të lidhura;
22. Bashkëpunon dhe bashkërendon punën me Sektorin e Shërbimit Social si dhe të gjitha bankat e nivelit të dytë për problemet në lidhje me shpëndarjen e ndihmës ekonomike dhe kategorive të invaliditetit, merr masa për vënien e tyre në rrugën e zgjidhjes ( si ndjekja e procesit per hapjen e numrave te llogarise për kalimin e pagesave të përfituesve etj );
23. Përgatit çdo muaj listëpagesën e transportit të mësuesve për Bashkinë Ura Vajgurore;
24. Mban rregjistrin kontabël të aktiveve; në përputhje me UMF nr. 30 date 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit Publik”;
25. Hartimin e pasqyrave të qarkullimit mujor të parave, pasqyrat mujore mbi të ardhurat dhe shpenzimet;
a. Hartimin e pasqyrave financiare vjetore duke përfshirë këtu dhe bilancin;
b. Listën e kreditorëve të veçantë me marrëveshje për pagesat.
26. Kontrollon në formë dhe në permbajtje dokumentat për transaksionet financiare që kryhen me magazinën (Hyrjet dhe daljet), bën kontabilizimin e tyre në ditarin përkatës, kuadron me degën e thesarit;
27. Azhornon lëvizjet e vlerave materiale në librat e magazinës, mban gjëndjen e magazinës në sasi dhe në vlerë çdo muaj. Ndjek lëvizjen e aktiveve të Bashkisë;
28. Analizon dhe rakordon çdo muaj shpenzimin e karburantit për autojmetet e bashkisë, Hartimi i gjurmës së auditimit për shpenzimin e karburantit, për aparatin e bashkisë, gomave, bazuar në kontrollet pas faktit;
29 Kontabilizon dhe ndjek arkëtimin e debitorëve të taksave lokale të popullatës dhe biznesit;
30. Në përputhje me Udhëzimin nr. 30 date 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë sektorit Publik” kreu II, Menaxhimi i riskut lidhur me aktivet, të bashkëpunojë për përgatitjen e stategjisë të menaxhimit të aktiveve, me synimin që të krijojmë, të ruajmë apo të përmirësojmë strukturen e aktiveve brënda një periudhe të caktuar, nëse parashikohen ndyshime;
31. Në bashkëpunim ne komisionin e inventarizimit harton dhe rakordon përmbledhësen e llogarive inventariale;
32 Harton faturë për arkëtim për veprimet që kryhen nëpërmjet bankës sipas strukturës buxhetore të të ardhurave;
33. Ndjek në mënyrë sistematike, analizon dhe rakordon çdo muaj shpenzimin për të gjitha vlerat materiale të dala nga magazina e bashkisë për sektorin e shërbimit publik, për mirëmbajtje të ndryshme në arsim , çerdhe , rrugë, kuz etj , e karburantit të automjeteve e bashkisë,
34. Rregjistron të ardhurat që arkëtohen në arkën e bashkisë, bën rregjistrimin e tyre në librin e arkës, dhe bën kontabilizimin në ditarin e arkës;
35. Përpunimin e monedhave dhe derdhjen e tyre në bankë;
36. Administron letrat me vlerë ( Blloqet e biletave të tregut, të veterinerit , pullat e gjëndjes civile, fletegjobave , dhe çdo letre tjetër me vlerë ) dhe ia shpërndan personave përgjegjës. Ndjek arkëtimet në kohë të gjobave, në rast të kundërt përgatit korrespondencën zyrtare në zbatim të ligjit “Për kundravajtjet administrative” .
37. Përgatit rregjistrin e realizimit të prokurimit publik për blerjet e vogla;
40. Hartim i Gjurmës së auditimit për blerjet e vogla bazuar në kontrollet pas faktit;
41. Ndjek marrëdhëniet me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve për tërheqjen e pullave te taksës për gjendjen civile, kryen shpërndarjen personave përgjegjes dhe kryen rakordimin terheqje- derdhje të të ardhurave nga pulla takse për çdo person materialisht përgjegjës, duke hartuar akt-rakordimin përkatës;
42. Kryen cdo ditë veprimet e hyrjeve sipas urdhërave, kontratave dhe planeve të furnizimeve të realizuara nga blerjet , transferimet , dhurimet ,sposorizimet etj në bazë të dokumentacionit përkatës;
43. Kryen çdo ditë veprimet e daljeve sipas planit të furnizimit dhe shpërndarjes së materialeve në bazë të urdhërit të dorëzimit të përpiluar nga punonjësi i ngarkuar për ndjekjen e daljeve të materialeve nga magazina dhe të miratuar nga përgjegjësi i financës;
44 . Kryen çdo ditë veprimet e hyrjeve dhe daljeve sipas planit të furnizimit dhe shpërndarjes së ushqimeve për çerdhen të hartuara nga inspektorë kontabilitet dhe të miratuar nga përgjegjësi;
45. Rregjistron me kartela levizjet ditore të vlerave materiale ;