Neni Nr.7,  si dhe Neni 11/4 i ligjit  Nr.119/2014 “Për  të  drejtën e informimit” dhe Neni 64, pika j, i Ligjit Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”.
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Dimal    https://bashkiadimal.gov.al
Afati kohor:  Brenda 48 orësh prej miratimit
Organi që Miraton: Kryetari i Bashkisë Dimal
Përgjegjës  për Publikimin, Koordinatori për të drejtën e Informimit.
  1. Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.
  2. Ankimi administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:
  3. a) ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit,
  4. b) ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.

3.Me marrjen e ankesës Kominsioneri për të Drejtën e Informimit  dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ia kalon atë strukturës që merret me të drejtën e informimit, e cila verifikon faktet dhe bazën ligjore të ankesës. Për këtë qëllim, ai mund t’u kërkojë ankuesit dhe autoritetit publik kundër të cilit është bërë ankesa të paraqesin parashtrime me shkrim, si dhe të informohet  nga çdo person dhe burim tjetër. Kur e sheh të nevojshme, komisioneri  zhvillon një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.