Neni Nr.7 si dhe Neni 11/4 i ligjit  Nr.119/2014 “Për  të  drejtën e informimit” dhe Neni 64 pika j i Ligjit Nr.139/ 2015 “Per vetëqeverisjen Vendore”.
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Dimal  https://bashkiadimal.gov.al/
Afati kohor:     Brenda 48 orësh prej miratimit
Organi që Miraton:   Kryetari i Bashkisë Dimal
Përgjegjës  për Publikimin:   Koordinatori për të drejtën e Informimit

Për bërjen e një Kërkese për Informacion Pranë Bashkisë Dimal ndiqet kjo procedure:

  1. Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me shërbim postar ose përmes komunikimit nëpërmjet postës.

Ju duhet të shkruani saktë të dhënat mbi identitetin (përcaktuar në Formularin për  KPI) si dhe të siguroheni që e keni realizuar nënshkrimin e dokumentit.

Kërkesa për informim duhet të përmbajë:

  1. a) emrin dhe mbiemrin e kërkuesit,
  2. b) adresën postare ose elektronike ku kërkohet,
  3. c) përshkrimin e informacionit që kërkohet,

ç)  formatin në të cilin preferohet informacioni,

  1. d) çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.