Nenet Nr.11 ,12 si dhe Neni 14 Te Ligjit Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencë” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Dimal https://bashkiadimal.gov.al
Afati kohor: Menjëherë
Organi që Miraton: Koordinatori për të drejtën e Informimit
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e Informimit .
Në çdo rast, Procedurat e Regjistrimit të Kërkesës në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve për informimin në Bashkinë Dimal, nënkupton se kërkesa për informim rregjistrohet dhe për të caktohet një numër rendorë.
Numri rendorë së bashku me të dhënat e konkaktit të koordinatorit për të drejtën e informimit, i jepet kërkuesit që ka bërë kërkesën për informim, në mënyrë që ai të njihet me përfshirjen e kërkesës së kryer në dokumentacionet zyrtare. Kërkesat për informim regjistrohen sipas radhës së paraqitjes dhe trajtohen pa dallim mes tyre.