Neni 72

INSPEKTORIATI VENDOR PËR MBROJTJEN E TERRITORIT

Inspektoriati Vendor per Mbrojtjen e Territorit ka si mision:

  1. Të mbajë nën kontroll dhe të mbrojë nga ndërtimet e zhvillimet e kundërligjshme në territorin e  Bashkisë Ura Vajgurore, në funksion të zbatimit dhe garantimit të zhvillimit të drejtë dhe të qëndrueshëm të territorrit sipas planit rregullues të qytetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  2. Të ndërhyjë dhe të inspektoj në të gjitha rastet kur vëren shkelje të ligjit për ndërtimet dhe të ndalojë e më pas të ndërrmarë masa për ndërtimet e paligjshme në kundërshtim me planin e përgjithshëm rregullues të qytetit.

 

Neni 73

Kryeinspektori

Është nëpunës civil, me varësi direkte nga Kryetari i Bashkisë dhe ka këto detyra:

  1. Të organizojë dhe drejtojë gjithë veprimtarinë e IVMT-së në qytet, për të cilën raporton tek Kryetari i Bashkisë;
  2. Shqyrton dhe merr vendime për shkeljet e konstatuara gjatë kontrollit të zbatimit të ligjshmërisë në fushën e ndërtimit;
  3. Vendos masa administrative në ngarkim të subjekteve që shkelin ligjshmërinë në fushën e ndërtimit, siç parashikohet në aktet ligjore në fuqi;
  4. Vendos pezullimin e punimeve në ndërtim në rastin kur një afat kohor paraprak është i nevojshëm për marrjen e vendimit për përmbushjen e detyrimit ligjor;
  5. Përgatit kallëzim penal për veprat penale të konstatuara gjatë ushtrimit të kontrollit dhe e paraqet atë pranë organeve përgjegjëse, sipas legjislacionit në fuqi;
  6. Në zbatim të detyrimeve ligjore kërkon zyrtarisht mbështetjen e strukturave të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, për zbatimin e vendimeve për prishje të objekteve të kundraligjshme;
  7. Jep informacion në Inspektoriatin Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, si dhe krijon të gjitha lehtësitë për përmbushjen e detyrave të këtij inspektoriati;
  8. Kërkon për verifikim nga arkivi i Drejtorisë së Urbanistikës dokumentacionin mbi subjektet e ndërtimit që janë në procedura verifikimi për shkelje të ligjshmërisë në fushën e ndërtimit;
  9. Merr vendim zhdëmtimi në ngarkim të subjektit kundërvajtës për shpenzimet e prishjes së ndërtimit dhe të kthimit te truallit në gjendje e mëparshme si dhe merr vendim për prishje e ndërtimeve të kundërligjhshme.

 

Neni 74

Inspektori

Është nëpunës civil, me varësi nga Kryeinspektori i IVMT-së dhe ka këto detyra:

  1. Ushtron funksionet ligjore brenda kufijve territoriale të Bashkisë Ura Vajgurore;
  2. Ushtron kontroll në gjithë territorin e bashkisë, veçanërisht tek subjektet e ndërtimit sipas planit të miratuar më parë nga kryeinspektori;
  3. Merr pjesë në ekzekutimin e gjithë vendimeve për prishje të objekteve të paligjshme brenda territorit të bashkisë;
  4. Pasqyron veprimtarinë e punës në procesverbalin e ekzekutimit ose jo të ndërhyrjes, të cilin ia dorëzon kryeinspektorit;
  5. Vlerëson konfliktet sociale gjatë ndërtimit, ankesa këto të ardhura me shkrim nga subjekte fizike apo juridike (private e shtetërore) dhe jep mendime për mënyrën e zgjidhjes ligjore;
  6. Në rastet e ekzekutimit të vendimeve për prishje të objekteve të paligjshme ndjek procedurën si më poshtë:
  7. I komunikon vendimin për ndërhyrje në mënyrë vullnetare subjektit;
  8. Është pjesë aktive e stafit, gjatë realizimit të ekzekutimit të vendimeve për prishje;
  9. Pasqyron veprimtarinë gjatë prishjeve dhe procesverbalin ia dorëzon kryeinspektorit;
  10. Ndjek dhe zbaton urdhrat dhe detyrat e dhëna nga kryeinspektori gjatë ushtrimit të kontrolleve;
  11. Kryen edhe detyra të tjera që i ngarkohen nga eprori më i afërt ose Kryetari i Bashkisë;

i.Përgjigjet për bazueshmërinë ligjore të akteve administrative që nxjer kryeinspektori.