THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE

 

12.12.2025

BASHKIA DIMAL

 

THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME

APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE

Subjekti: Dimali feston 2026.

Fondi limit – 5 000 000 Lekë me tvsh

Procedura- Zarf i mbyllur

Bashkia Dimal nxit dhe inkurajon të gjithë aplikantët për të dorëzuar projekt-propozimet e tyre për Dimali feston 2026

Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë:

Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, Persona fizikë si dhe individë.

Bashkia Dimal shpall thirrjen për aktivitetin “Dimali feston 2026)”. Qëllimi i kësaj thirrjeje është të nxise pjesmarjen e subjekteve ne organizimin e eventeve artistike qe qyteti te kete nje hapesire te gjalle dhe festive, te ndritur e te mbushur me evente kulturore, artistike dhe rinore. Projekti synon te rrise cilesine e jetes se komunitetit, te promovoje qytetin si destinancion festiv dhe te krijoje nje atmosfere te ngrohte qe bashkon familjaret, te rinjte dhe vizitoret.

Thirrja inkurajon përfshirjen e gjerë të komunitetit, organizatave dhe bizneseve vendase, duke nxitur bashkëpunimin dhe krijimin e një atmosfere festive që forcon identitetin vendas dhe tërheq vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit. Thirrja është e hapur për organizata jo fitimprurëse, biznese, persona fizikë apo individë të angazhuar në fushat e organizimit te aktiviteteve artistike dhe kulturore, të cilët propozojnë veprimtari që pasurojnë jetën publike dhe krijojnë përfshirje të gjërë të komunitetit dhe vizitorëve në atmosferën festive të Dimalit.

Bashkia Dimal, synon të mbështesë projekte që gjallërojnë jeten artistike ne kete qytet dhe nxisin pjesëmarrjen aktive në këtë ngjarje që promovon vlerat autoktone te qytetit.

Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre në zarf të mbyllur brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia Dimal.

 

Mbeshtetur në bazën ligjore:

  1. Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar;
  2. Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 1173, date 06.11.2009 “Për përcaktimin e rregullave për organizimin e ngjarjeve kulturore, artistike dhe sociale nga organet e qeverisjes qendrore dhe institucionet e tjera publike, të pavarura”;
  3. Vendimit të Këshillit Bashkiak Dimal Nr.66, date 27.12.2024 “Për miratimin e programit buxhetor afatmesem 2025-2027, dhe detajimin e buxhetit te Bashkise per vitin 2025.

 

 

Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:

 

Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë dhe individë.

Afati Kohor

Afati i dorëzimit: 12.12.2025-16.12.2025

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim duhet të jetë i dorëzuar në zarf të mbyllur:

  1. Kërkesa për mbështetje
    Drejtuar Bashkisë Dimal.
  2. Formulari i aplikimit
  3. Projekt propozimi
    Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.
  4. Preventivi total i projektit 
    I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.
  5. Preventivi për Bashkinë Dimal.
    Zërat e këtij preventivi i paraqiten Komisionit dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Dimal për aprovim.
  6. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.

Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.

 

*Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikanti në zarf të mbyllur.

TERMAT E REFERENCËS (ToR)

Përshkrimi i Projektit

Projekti Dimali feston 2026, parashikon

1-Dekorim festiv te qytetit

-Ceremonine e ndezjes se pemes se krishtlindjes

-Koncertin madheshtor te fund-vitit.

 

Ky projekt synon te krijoje nje atmosfere te fuqishme festive dhe te promovoje qytetin e Dimalit si nje qender kulturore dhe artistike gjate muajit Dhjetor 2025, permes shumellojshmerise se aktiviteteve dhe dekorimeve artstike.

Objektiva specifike

-Dekorimi festiv i qytetit permes instalimeve modern dhe artistike qe tranformojne hapesirat publike,

-Organizimin e ceremonies se ndezjes se pemes.

-Realizimi i nje koncerti madhestor te fundvitit, me artiste te njohur vendas.

-Rritja pjesmarrjes se bizneseve lokale ne promovimin e aktiviteteve artistike.

 

Aktivitete kryesore

1-Dekorimni i qytetit

2-Qyteti do te vishet me nje identitet te ri festiv qe perfshin

1-Instalime artistike ne sheshin e Djaloshit te Dimalit dhe Sheshin e Poshnje

2-Pema e madhe e Krishtlindjeve

3-Drita dekorative ne rruget kryesore, fasadat e institucioneve dhe hapesirat publike

4-Muzike e lehte festive ne pedonale

Rezultatet e pritshme

1-Krijimi i nje atmosfere te gjalle te sigurt e festive ne qytet

2-Rritja e numrit te vizitoreve ne Bashkine Dimal.

-Angazhimi aktiv i te rinjve, nxenesve dhe institucioneve edukative.

-Promovimi i vlerave tradicionale, solidaritetit dhe bashkimit,

 

Aplikuesit e Lejuar  Të drejtë për të aplikuar kanë:

  • Organizata jo fitimprurëse (OJF)
  • Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
  • Individë me përvojë në organizimin e eventeve kulturore, artistike dhe turistike

 

Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)

–  Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Dimal);

–  Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);

–  Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);

–  Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).

–  Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;

–  Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;

–  IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);

–  Preventivi për Bashkinë Dimal për zërat që kërkohet mbështetja financiare;

–  Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)

–  Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);

–  Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)

–  Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)

Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)

–  Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Dimal);

–  Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);

–  Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);

–  Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).

–  Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;

–  Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;

–  IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);

–  Preventivi për Bashkinë Dimal për zërat që kërkohet mbështetja financiare;

–  Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)

–  Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);

–  Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)

–  Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)

–  Për aplikantët që janë individë:

–  Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Dimal);

–  Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);

–  Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);

–  CV e detajuar e aplikantit;

–  IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);

–  Preventivi për Bashkinë Dimal, për zërat që kërkohet mbështetja financiare;

–  Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)

–  Tre rekomandime nga personalitete të fushës së projektit.

–  Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);

–  Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)

–  Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)

  1. Numri i Llogarisë Bankare

Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në Lek, e lëshuar nga Banka me firmë dhe vulë origjinale.

  1. Fotokopje e Pasaportës/ Letërnjoftimit të aplikuesit
  2. Deklaratë mbi të ardhurat
    Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Dimal do të shkojnë në realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.
  3. Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit

*Të gjithë dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura nga drejtuesi i projektit. Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura.

*Zarfi duhet të dorëzohet i mbyllur pranë Bashkisë Dimal.