Sot, gjatë vizitës zyrtare në Itali, pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me Kryetarin e Bashkisë së Campobassos, Roberto Gravina, me të cilin u dakordësuam për nisjen e një bashkëpunimi institucional midis dy qyteteve tona.
Kjo është një mundësi e mirë për Bashkinë Dimal që të përfitojë eksperiencë në fusha të ndryshme si bujqësia, promovimi i trashëgimisë kulturore, turizmi, mjedisi dhe street art. #VisitDimal