Faleminderit nga zemra, femijëve të qytetit, per Kartolinat më të bukura nē botë edhe për suprizën per bebin qe pres te vijë ne jetë. Mesazhet e tyre ishin kuptimplotë, familja dhe dashuria gjerat më të rëndësishme ne jetë. Një familje e shëndoshē, bën te lehtë cdo vendimarrje. Mbarësi, Shendet e Begati ne familjet tona!lexo me shume

Viti 2020, ka ditët e veta të këqija, por ka edhe ato ditë që do mbahen mend mbi përpjekat tona për emërtimin e Bashkisë Dimal, që nuk ndryshon emrat e qytetit apo njësive, por që i përket një plani afatgjatë me qëllim rritjen e turizmit, ekonomisë dhe ofrimin e një atraksioni gjithnjë e më të vizitueshëm.lexo me shume

Viti që po lëmë pas na ka mësuar se sa e rëndësishme është shpresa, shëndeti, dashuria për familjen dhe se çfarë do të thotë të luftojmë për të mirën e njerëzve që kemi pranë. Kjo Krishtlindje, është nga më të veçantat që ne përjetojmë dhe na mbush me besimin se pas çdo pengese, do vijnë ditë më të begata. Gëzuar Krishtlindjen, me urimin që në familjen e çdo shqiptari kudo në botë, pavarësisht përkatësisë fetare, të keni dashuri, lumturi dhe ditë të bardha.lexo me shume