Me të rinjtë e talentuar të Poshnjes që janë pjesë e konkursit lokal në shah♟ Orientimi i të rinjve drejt sportit dhe organizimi i sa më shumë aktiviteteve gjihëpërfshirëse është synimi i politikave tona sociale👍

Bashkë me Zv.ministrin e Brendshëm Julian Hodaj dhe Prefekten e Qarkut Valbona Zylyftari pamë nga afër cilësinë e shërbimit dhe diskutuan me punonjësit për problematikat në ditët e para dhe nevojën për adresim të shpejtë e zgjidhje.Sot 95% e shërbimeve janë online dhe asnjë institucion i administratës nuk kërkon dokumente që i siguron vetë. Pranë bashkisë është ngritur zyrë informacioni që asistojnë qytetarët, për të marrë shërbime online përmes #eAlbania.

 

Në Festivalin Ndërkombëtar të Artit Konteporan RINART ku i dorëzova titullin “SILVER AWARD”🥈 fituesit nga Maqedonia e Veriut, Serhat Emrulai në kategorinë “Best Contemporary artist”.👏

Bashkë me Zyrën Vendore Arsimore organizuam veprimtaritë sportive midis shkollave 9-vjeçare. Finalet e lojërave u zhvilluan në mjediset sportive të shkollës 9-vjeçare Poshnje.🏐⚽️Bashkia Dimal do të vazhdojë të investojë në terrenet sportive me objektiv që çdo shkollë të ketë terrene sportive bashkëkohore. Faleminderit drejtuesit të ZVA -së, Isuf Bazaj, i cili theksoi rolin e pazëvendësueshëm që ka edukimi fizik, si pjesë e rëndësishme e kurikulës shkollore, për të rritur nxënës të shëndetshëm. 👏💪🏃‍♀️

Në përfundim të aktivitetit u ndanë dhe certifikata për fituesit. Urime të gjithëve👏👏👏👏

Fituesit janë:

🏐 Volejboll femra, fituese shkolla 9-vjeçare Poshnje

🏐 Volejboll meshkuj, fituese shkolla 9-vjeçare Kutalli

⚽️ Fituesi i kupës “Sabri Dyli” në futboll shkolla 9-vjeçare Poshnje

🥇Kërcim së gjati, fitues për kategorinë e femrave shkolla 9-vjeçare “5 Maji”

🥇Kërcim së gjati, fitues për kategorinë e meshkujve shkolla 9-vjeçare “Sali Gjuka”

🏃‍♀️Vrapim femra shkolla 9- vjeçare Hinge.

🏃 Vrapim meshkuj shkolla 9-vjecare Poshnje.

👩🏻Terheqje litari femra shkolla 9-vjecare Drenovice.

👦🏻Terheqje litari meshkuj shkolla 9-vjecare Samatice.

🥇Hedhje shtizë mori kupën “Hamit Zeka” shkolla 9-vjeçare Goriçan.