Prezantohet zyrarisht ekipi i futbollit FK Osumi.

Pas punës së bërë prej vitit 2016 nga stafi i bashkisë për ngritjen e ekipeve zinxhir, tani bëmë realitet ëndrrën dhe dëshirën e shumë të rinjve për krijimin e ekipit të futbollit FK Osumi që do të na përfaqësojë në kategorinë e 3 të kampionatit kombëtar të futbollit. Prezantuam ekipin dhe uniformat e reja që ata do të na përfaqësojnë. Faleminderit Ermir Heqimi për kontributin e dhënë, duke mundësuar uniformat e ekipit dhe gjithë bazën materiale për sezonin 2018-2019. Suksese ekipit FK Osumi dhe le ta mbështesim të gjithë bashkë ekipin e qytetit tonë!